
Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 31 Mars 2023
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
SPAK ka filluar hetimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës , atë që quhet dhënia me koncension e ndërtimit të landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë.
Një procedim që sipas të dhënave zyrtare që CNA ka siguruar nga SPAK-u është ende në fazën e hetimit.
Ky hetim është regjistruar në 22 tetor të vitit 2020 dhe mban numrin e procedimit penal 255. Sipas të dhënave zyrtare nga SPAK, veprat penale për të cilat po hetohet janë nenet 248 të Kodit Penal që përfshin shpërdorimin e detyrës, neni 258 që përfshin shkeljen e barazisë për pjesëmarrje në tendera apo në ankande publike si dhe neni 287, i cili përfshin pastrimin e produkteve të veprës penale dhe kriminale.
Pas hetimit të dy skandaleve korruptive të inceneratorëve siç është Elbasani dhe Fieri. I pari qëndron gjithmonë në remont dhe nuk punon dhe ka një kosto mjaft të lartë. Ai i dyti në Fier që është ende jashtë funksionit . Ndërtimi i inceneratorit të Tiranës dhe venddepozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës ishin procesi i tretë i qeverisë shqiptare.
Ky i treti me një procedurë krejt tjetër. Një koncension 30-vjeçar ku kompania koncensionare duhet të investonte 120 milionë euro, për një total prej 430 milionë euro, vlerë që në fakt sipas ekspertëve vlera totale e të ardhurave për 30 vite i kalon 600 milionë euro.
Në fakt nga të dhënat që ka mundur të sigurojë CNA, kjo shifër 120 milionë euro, nuk ka ekzistuar, ka qenë thjesht në letra, pra nuk ka pasur kompania vlera të tilla gjendje bankare për të filluar investimin.
Në mars të 2023-shit ende nuk ka incenerator pas gati 6 vitesh së firmosjes së kontratës koncensionare. Firma sipas kontratës ka pasur detyrimet e saj për investimet.
Gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar administratorja Arjola Kodra u justifikua se nuk ishin zhvilluar dhe ishin vonuar punimet për faktin se leja e ndërtimit ishte zbardhur me vonesë në fund të vitit 2019.
Por nga ana tjetër Kodra duket se ka gënjyer Komisionin Hetimor, e cila në fakt duhet të jetë një tjetër vepër penale që duhet të rëndojë mbi ish-administratoren e landfillit të Sharrës, sepse para vitit 2019, kompania “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka dhe kontratën koncensionare për inceneratorin dhe landfillin e Tiranës, kishte kredituar TVSH te vipat në Tatime që do të thotë që ka punuar, ka kryer punime dhe kjo është mjaft e thjeshtë pu justifikua ngar tu verifikuar.
Ose është ndërtuar pa leje ose leja nuk është dhënë, të dyja nuk qëndrojnë. Por në të dyja rastet ka vepër penale, ka pasoja, ka përgjegjësi ligjore për shkak se nga krahu tjetër, kompania e adminsitrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Sharës, ka marrë të paktën deri në fund të vitit 2022, rreth 50 milionë dollarë vetëm nga shteti shqiptar, nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.
Kryesisht nga transferta e pakushtëzuar, e cila është gati 10 milionë dollarë në vit për përpunimin e mbetjeve me një kosto 29 euro/ton. Ndërkohë që incenerator në Tiranë, pra në landfillin e Sharrës, nuk ekziston.
CNA duke investiguar këtë rast skandali korruptiv ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, disa prej të cilëve ndodhen në burg, të tjerë kërkohen të arrestohen ka mundur të publikojë edhe dokumente se si jo vetëm korrupsioni me zyrtarë të lartë, me biznese, por dhe me media të blera që paguheshin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Shteti paguante inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe kompania këto para i merr dhe i shëprndan për propagandë në media ku më kryesorja është “Top Media”, pra “Top Channel”, pronarët e së cilës janë në ortakëri të plotë me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, njerëzit kryesorë të inceneratorëve ku kompania mëmë në Holandë e inceneratorit të Tiranës fillimisht ka pasur drejtues të saj Klodian Zoton dhe Ernesto Granellin, i cili shfaqet dhe tek inceneratori i Fierit me 30%.
Granelli së bashku me bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, kanë pasur një tjetër kompani që quhej “Er One”. E gjithë skema është e qartë. Në Tiranë SPAK-u tashmë po heton prej tri vitesh në lidhje me një aferë korruptive pasi veprat penale janë Shpërdorim i Detyrës, Shkelje e barazisë në tendera dhe pastrimi i produkteve të veprës penale kriminale.
Elbasani dhe Fieri janë mbyllur. Tirana është ende në proces. Janë shumë emra, shumë dosje. Zyrtarë të lartë të shtetit të përfshirë, individë, media dhe kjo e fundit nuk mund të shpëtojë pa u hetuar.
Ortakët e kompanive të inceneratorëve nuk mund të shpëtojnë. Kurrsesi nuk mund të shpëtojnë nga hetimi milionat e eurove të marra nga Vjollca Hoxha dhe trashëgimtaret e “Top Channel”.
Nuk mund të shpëtojë nga hetimet pse mori qindra mijëra euro Irfan Hysenbelliu, ndërkohë që ka një kontratë për të heshtur. Pse ka marrë qindra mijëra euro Karlo Bolino, i cili është paguar nga inceneratorët. Ka reaguar dhe ka thënë se këto janë para të marra për reklama.
Në fakt ka bërë propagandë dhe ka përdorur paratë e inceneratorëve për të shtuar dozën politike gjatë zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjetër janë me qindra e qindra fakte të tjera, të cilat nga dyshime po kthehen në dokumente për SPAK-un, që provojnë se ndodhemi përballë një skandali, një afere korruptive, ku me letra fiktive është gënjyer shteti shqiptar dhe prej 5-6 vitesh shfrytëzohet një landfill duke mundur të sigurojnë dhjetëra milionë euro.
Siç e përmendëm më lart, janë vetëm nga shteti shqiptar të paktën 50 milionë euro në 5 vite nga transferta e pakushtëzuar, pa futur këtu milionat e eurove që kompania, e cila ka në administrim landfillin e Sharrës dhe që duhet të ndërtonte inceneratorin dhe që nuk e ka ndërtuar, ka marrë nga subjektet private apo fitimet e tjera që vijnë nga përdorimi i këtij landfilli.
Afera e inceneratorit të Tiranës ka shumë emra. Një nga ish-aksionerët dhe ish-administrator, Giuseppe Caffaglione, i shpallur në kërkim, i cili njihet si një nga miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Mirel Mërtirit, të cilit CNA së fundi i ka publikuar dokumentin që tregon se është bërë rezident në Holandë, si punonjës i GEOGENIX, mema e koncesionarit të Tiranës.
Edhe pse është person i shpallur në kërkim kompania mëmë në Holandë e bën rezident, e paguan mijëra euro, një nga aksionerët e ka në kërkim, gjithashtu një nga bashkëpunëtorët apo "trurin e inceneratorëve", siç e quan SPAK, e ka pajisur me rezidencë në Holandë, ndërkohë që ky i fundit ka qenë në arrati i kërkuar nga SPAK-u dhe policia shqiptare në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku ende nuk ka përfunduar gjykimi por Prokuroria ka mundur të zbardhë dhe të çojë para drejtësisë një sërë zyrtarësh të lartë dhe individë të përfshirë në këtë skandal.
Ndërsa për Tiranën ende pritet që të zbardhet gjtihçka. Deri tani ajo që është provuar është arrestimi i Alqi Bllakos për shkak se babai i tij punonte në landfillin e Tiranës dhe është paguar qindra mijëra euro nga kompania koncensionare.
CNA do sjellë më tej dokumentat si paguhet Mirel Mërtiri nga kompania në Hollandë, si lidhet me zyrtarët e shtetit, nga Arben Ahmetaj, tek Engjell Agaçi(, Endri FUga, Damian Gjiknuri, deri tek Bashkia e Tiranës, me Taulant Tushen & CO. / CNA.al
Ish-kryetari, humbësi serial i Partisë Demokratike, Lu...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në festimet që po ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar të...
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se devijimi i trafikut d...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë me di...
Sot u prezantua strategjia e zhvillimit të Tiranës në ...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si “truri i incene...
Kompanitë e "call center"-ave të lidhura me një ish-zyrtar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku tregon p...
Artur Meçollari është shprehur se privatizimi i bazës deta...
Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një...
Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nis...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i incenerator...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Presidenti Bajram Begaj ka publikuar fotot me dorën e ...
Rama kundër Top Channel Kryeministri Edi Rama, në një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, 164 mijë fëm...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...