LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Irfan Hysenbelliu shkarkon Alfred Pezën

29 Dhjetor 2022, 19:51, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Irfan Hysenbelliu shkarkon Alfred Pezën
Alfred Peza dhe Irfan Hysenbelliu

“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave me gazetarin rilindas, Alfred Pezën, duket se ka marrë fund.

Hysenbelliu ka shkarkuar Alfred Pezën, i cili është drejtor te “Panorama”, gazeta që do të kthehet në televizion.

Arsyeja e “divorcit” të tyre ka qenë dalja në transmetim, për të cilën Alfred Peza ka kërkuar shtyrje.

Data e fundit ka qenë 16 dhjetori, kjo ka dështuar, është tentuar në fillim të janarit, sërish Peza ka kërkuar shtyrje dhe gjithçka midis biznesmenit që ka kërkuar afat sa më të shpejtë për të dalë në transmetim dhe gazetarit rilindas, ish deputetit dhe sekretarit të PS-së, miliarderit Alfred Peza, përfundimi është një ndarje.

Ekskluzive/ Irfan Hysenbelliu shkarkon Alfred Pezën
Alfred Peza

Irfan Hysenbelliu prej disa kohësh ka filluar projektin e një televizioni të ri.

Mesa duket atij nuk i mjafton “News” 24 dhe gazeta “Panorama”, dy nga mediat më të mëdha në vend, të cilat shpesh i ushqeu dhe me paratë e inceneratorëve, por ka tentuar të bëjë një tjetër televizion.

U fol së fundmi se kishte patur oferta për shumë gazetarë, disa të ikur nga “Top Channel”, “Tv Klan” etj. Në qarqet mediatike u përfol se në “Panorama Tv” do të shkonte edhe Arian Çani. Është investuar gjithashtu edhe për dy studio të mëdha televizive, por gjithçka duket se nuk ka përfunduar ashtu siç duhej.

Projekti nuk mund të thuhet se ka dështuar, pasi dikush tjetër do ta zëvendësojë Pezën, për të parë më tej kur do të dalë “Panorama Tv”, e cila do të ketë emrin e gazetës “Panorama”, duke ditur se tashmë tregu i medias së shkruar ka shkuar drejt thuajse falimentimit total.

Ekskluzive/ Irfan Hysenbelliu shkarkon Alfred Pezën
Irfan Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu kohët e fundit është përballur me problematika të mëdha me biznesete  tij. Ai ka pasur përplasje të forta me Qeverinë. Një hotel pa leje, “Prestige Resort” në Golem të Durrësit u shemb, nga ana tjetër, Drejtoritë e Tatimeve dhe të Doganave e kanë dërguar në Prokurori për evazion fiskal për birra “Korçën”, birra “Tiranën” dhe të tjera aktivitete të bizneseve të tij.

Në fakt, Hysenbelliu është një nga biznesmenët që ka shfrytëzuar më së shumti ambientet shtetërore për bizneset e tij, siç është rasti i “News 24” dhe “Panorama Tv” që ai e ka vendosur tek ish-Uzina Traktori, por edhe Universiteti “Luarasi”, i cili është në pronësi të Hysenbelliut dhe zhvillon aktivitetin e tij në një godinë publike, me një qira simbolike, tek ish-godina e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Tashmë, pas largimit të Pezës pritet kush do të jetë zëvendësuesi që do të marrë frenat për të dërguar më tej projektin e “Panorama TV”-së, apo thjeshtë dhe vetëm ka një tërheqje të tij për shkak të problematikave që ka pasur me bizneset apo shtetin kohët e fundit./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga