
Nuk është rasti i parë kur faktet, të cilat nga verifikimi i dokumenteve apo të dhënave zyrtare rezulton se Qeveria shqiptare dhe institucionet e shtetit shqiptar kanë nevojë për zyra.
Shumë struktura të institucioneve zhvillojnë aktivitetin e tyre në objekte me qira.
Përmendin këtu objektet që merren që nga Bashkia e Tiranës, Qeveria, Tatimet, Hipotekat, Doganat, e kështu me radhë.
Shumë zyra u dëmtuan edhe gjatë tërmetit e të tjera po shemben. Pritet që me ndërtimin e bulevardit të ri të ketë një zgjidhje.
Bashkia merr një përqindje të caktuar zyrash nga pallatet që ndërtohen në toka ku është bashkëpronar edhe institucioni.
Por sërish administrata ka nevojë.
Nga ana tjetër ndodh një fenomen i çuditshëm.
Edhe pse s’ka zyra, ato merren me qira dhe shteti paguan sa frëngu pulën, pra me çmimet e tregut, të cilat variojnë nga minimumi dhjetë euro për metër katror dhe shumë më shtrenjtë në vendet që kanë kosto më të lartë.
Ndërsa objektet që ka vetë, Qeveria dhe shteti i merr privati. Mjafton të kesh media, të kesh një gazetë, të kesh një televizion dhe pastaj konviktet e studentëve të nxënësve, të cilat mund të kthehen në zyra shteti apo mund t’i shërbejnë administratës së arsimit shqiptar apo mund t’i shërbejnë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, i rrëmben, i merr me kontrata qesharake, sepse je pronar mediash.
Kështu ka ndodhur me godinën e nxënësve të gjuhëve të huaja në kryeqytet, një godinë në qendër të Tiranës pranë ambasadës amerikane, për të cilën Irfan Hysenbelliu ka bërë një betejë të gjatë.

Lulzim Basha e dha me një kontratë qesharake, e cila u pezullua nga Qeveria e Berishës e më pas kjo godinë iu dha Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Dhe një ditë të bukur sërish e mori Bashkia e Tiranës, dhe ia dha me qira Irfan Hysenbelliut, ndërkohë që shteti s’ka zyra, ndërkohë që godinën e kërkonte universiteti.
Pra, pronën publike të shqiptarëve e ka marrë me qira nga shteti, Irfan Hysenbelliu.
Kurse, zyrat e shtetit, doganat, tatimet, bashkia e institucione të tjera të qeverisë, janë me qira.
Shteti paguan qira, kur ka godinat e tij në mes të Tiranës dhe mund të ishin perfekte për institucione publike apo mund t’i viheshin në shërbim administratës të universitetit apo edhe fakulteteve të ndryshme.

Ky është një nga rastet më flagrante të atyre çfarë bën klientelizmi në Qeverinë shqiptare.
Qeveri që merr godinat me qira dhe godinat e saj ia jep dikujt tjetër me qira.
Në fakt qiraja që merr nga bizneset është shumë herë më e ulët, sesa qiraja që ajo paguan për zyrat që ka marrë në shërbim të administratës së saj.
Dhe këtu ka një dëm ekonomik të firmosur e të vulosur nga ata që marrin godinat me qira për administratën dhe zyrat apo objektet e ndërtuara për këtë qëllim që ndodhen në qendër të Tiranës dhe që mund t’i shërbenin Qeverisë apo shtetit, të cilat u jepen privatëve me çmime qesharake.
Ky është një nga rastet më flagrante që ka ndodhur me godinat publike, sepse godinën që ka marrë Irfani edhe pse mund të mos e kenë kërkuar tatimet, doganat apo bashkia e ka kërkuar universiteti, e kanë kërkuar studentët dhe nuk u dha atyre, por me një kontratë skandaloze i është dhënë Irfan Hysenbelliut për të vendosur universitetin e tij privat./CNA.al
Lefter Gështenja është deputet i Partisë Demokratike, i fu...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...