
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më të cilën deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka marrë qindra miliona lekë tendera nga institucione të ndryshme shtetërore.
E njëjta kompani ka marrë tendera nga institucioni ku ka punuar Gështenja, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Gjatë kohës kur Gështenja pretendon se e ka shitur këtë kompani, por që të gjitha faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive, “Civil Cons” ka marrë tendera rregullisht nga ARRSH.
Tenderat janë marrë gjatë periudhës 2021-2022.
Njëri tender me vlerë 900 000 lekë të rinj është marrë katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërsa tjetri tender me vlerë 760 645 lekë të rinj është marrë katër muaj pasi Lefter Gështenja është zgjedhur deputet.
Ndërsa tre tendera të tjerë janë marrë në fillim të këtij viti.

Tendera janë marrë edhe nga Ministritë, si ajo e Mbrojtjes apo e Turizmit.
Dy tendera janë marrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2020 dhe një tender nga Ministria e Turizmit në vitin 2021.


Janë 35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë që i janë dhënë kompanisë “Civil Cons”.
Bëhet fjalë për përfitimet që Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës, ka marrë në gati dy vite nga Rilindja.
Po para se të bëhej deputet, ashtu siç CNA.al ka raportuar më herët, ai është kujdesur të zhdukë gjurmët e kompanisë.
Madje të mos e deklarojë as si biznes në deklaratën fillestare të vitit 2021, që deputetët dorëzojnë para marrjes së detyrës.
Fillimisht aksionet e biznesit kanë kaluar në duar të bashkëshortes si formë dhurate dhe me tej kompania ka përfunduar në duar të personave të tretë, duke u shitur.
Një kompani si "Civil Cons" që ka marrë tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë është shitur për 100 000 lekë të vjetër.
E gjithë kjo skemë ngre pikëpyetje për shitje fiktive dhe pas kësaj kompanie që ende merr tendera nga Rilindja siç ndodh në rastin e ARRSH-së, dyshohet se qëndron Lefter Gështenja./CNA.al
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
Bashkia e Himarës ka futur në konflikt banorët e lagjes “S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...