web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Bie qeveria Rama, emërohen ministrat e rinj

6 Maj 2026, 10:34, Satire CNA

Video/ Bie qeveria Rama, emërohen ministrat e rinj

Qeveria Rama ka rënë dhe është ngritur qeveria e re që do të drejtojë vendin. Formimi i qeverisë së re vjen nga Presidenti i Çamërisë, Ahmet Çaveli. Ndërsa e gjithë ceremonia e dekretimeve të ministrave drejtohej nga përfaqësuesi i Republikës së Çamërisë, Tasim Mehmeti, i cili dikur kandidonte të bëhej dhe deputet në Shqipëri, në zgjedhjet e 2021, nën logon e partisë "Sfida". Por pa mundur të siguronte mandat.

Siç shihet dhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, Presidenca dhe qeveria e Republikës së Çamërisë ka zyrtarizuar ministrat e rinj të qeverisë që rrëzoi Ramën.

Në postin e ministrit të Jashtëm është emëruar Lekë Bardhi, ndërsa Nikolla Tabaku ka marrë postin e ministrit të Kulturës, Artit dhe Sportit, hamë, pimë bëhemi e ministra, bëjmë e qeveri. 

Emërime këto të cilat presidenca dhe qeveria i kanë marrë sipas rregullave dhe ligjeve, me dokumente dhe dekrete zyrtare që as ata vetë nuk i dinë.

Mund të mos e besoni, por qeveria Rama tashmë ka rënë dhe janë emëruar ministrat e rinj. Nuk dihet reagimi i Spiropalit për këtë çështje, me kërshëri pritet edhe qëndrimi i Salianjit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





10:53 Satire

Luli, na mori malli

Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë dol...

13:37 Satire

Klubi i budallenjve

Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...

18:48 Satire Boris Miska

Kiço Pela

Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...

Lajmet e fundit nga