web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinematografia në zi/ Shuhet aktori i njohur shqiptar

17 Qershor 2026, 12:05, Kulturë CNA

Kinematografia në zi/ Shuhet aktori i njohur shqiptar

Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.

Lala është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në një spital në Itali, ku po trajtohej pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Gjergji Lala u lind më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnjë. Ai njihet për rolet e shumta në teatër dhe film.

Kinematografia në zi/ Shuhet aktori i njohur shqiptar

Më i spikaturi është roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”.

Kinematografia në zi/ Shuhet aktori i njohur shqiptar

Ndër filmat e tjerë ku ka interpretuar me rolet e tij, veçohet: Tokë e përgjakur (1976), Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Liri a Vdekje (1979), Gjurmë në kaltërsi (1981), Në prag të lirisë (1981), Shtëpia jonë e përbashkët (1982), Një emër midis njerëzve (1983), Lumi që nuk shteron (1989)./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga