web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëvendosja i merr edhe një mandat LDK-së

17 Qershor 2026, 08:53, Kosova & Bota CNA

Vetëvendosja i merr edhe një mandat LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar.

Pas ndryshimeve të fundit në ndarjen e mandateve, LVV fitoi mandatin e 53-të duke ia marrë LDK-së.

Kjo e fundit, tashmë ka rënë në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja kryeson me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 mandate në Kuvend.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate me 16.74 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave.





Lajmet e fundit nga