web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

15 Qershor 2026, 11:59, Denoncim CNA

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati i Lulzim Bashës, njeriu që shtoi pasurinë e tij, pronat, bizneset gjatë periudhës që Lulzim Basha çonte në dështim opozitën, Partinë Demokratike.

CNA ka publikuar dhjetëra artikuj që tregojnë se si pasuria e Erion Isufit u shtua në mënyrë marramendëse gjatë kohës që Luli Basha zhyste opozitën, u shumëfishuan milionat, pronat dhe bizneset.

Tani, kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, është shfaqur sërish në skenë në protestat e zhvilluara së fundi në Tiranë.

Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të personifikojë Festën e Birrës në Korçë, njeriu që nuk paguan rrogat e gazetarëve, njeriu me miliona euro borxhe në tatime, njeriu që sulmon dhe akuzon institucionet sa herë ata i kërkojnë që të paguajë taksat në shtet, ka gjetur si personazh Erion Isufin, kunatin e Lulzim Bashës, për ta hedhur në sulm në protesta.

Manipulatori dhe mashtruesi publik, Irfan Hysenbelliu, ka thënë që do ta transmetojë 24 orë live protestën, por duke qenë se ka probleme me pagat, me rrogat, ka zgjedhur mikun e tij, kunatin e Lulit, Erion Isufin dhe Lulin për ta hedhur në sulm.

Kujtojmë se gjatë kohës së Lulzim Bashës në krye të bashkisë, dhëndri i Irfan Hysenbelliut ka qenë drejtor i Urbanistikës në këtë institucion.

Tani, kunati i Lulit, Erion Isufi, kthehet si punëtori i Irfan Hysenbelliut.

CNA ka zbuluar të dhënat që tregojnë se si Irfan Hysenbelliu ka hedhur në sulm në protestë kunatin e Lulit, Erion Isufin.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA, Erion Isufi është administrator i kompanisë “BlackSheep”.

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

“BlackSheep” është kompania, e cila në rrjetet sociale publikon pamjet nga protestat dhe thekson se transmetohen live në "News24" televizionin e Irfan Hysenbelliut.

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit


(VIDEOJA e kompanisë "Blacksheep" në rrjetet sociale, ku bën tag "News24")

Nga ana tjetër Irfani thotë se do të transmetojë live protestën 24 orë.

Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

Pra, sipas këtyre të dhënave të siguruara nga CNA, shërbimin live 24 orë të protestës në ekranin e televizionit të Irfan Hysenbelliut e bën kunati i Lulit, Erion Isufi.

Irfani transmeton protestën live 24 orë, jo se ka hallin e protestuesve. Por e transmeton që të bëhet rremujë, që ta marrë Edi Ramën në telefon që të mos paguajë taksat. Kjo është ajo që i intereson Irfanit, pasi Tatimet e kontrollojnë dhe i kanë vendosur miliona euro gjoba për detyrimet e papaguara.

Tani ka bërë aleancë dhe ka hedhur në sulm kunatin e Lulit, i cili i siguron shërbimin live të protestës.

Jo se mediat e tjera nuk e transmetojnë. Shumë media, përfshirë edhe CNA-në, e transmetojnë protestën, por askush nuk ka bërë pazare me Erion Isufin dhe Lulzim Bashën, askush nuk e transmeton protestën që të mos paguajë taksat.

Ajo që duhet theksuar është se në protestë duhet të ketë edhe një pankartë të madhe ku të shkruhet “Irfan paguaj taksat”, i cili shtiret si aleat i protestuesve dhe bën sikur i digjet barku për protestën.

Irfan Hysenbelliu duhet të paguajë taksat, të paguajë rrogat, dhe të mos mashtrojë shqiptarët me megalomaninë e tij.

Protestuesit duhet të distancohen menjëherë nga Irfanët e nga kunetërit, sepse Shqipëria e re nuk mund të jetë as e Irfanit, as e kunatit, as e Karlove e Merove dhe mediave të pushtetit apo përfituesve nga aferat e këtyre 35 viteve./ CNA

 





Lajmet e fundit nga