web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

14 Qershor 2026, 12:20, Kronika CNA

Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga automjetet e përfshira në aksidentin e ndodhur më herët në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Pojskë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 4 të tjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga aksidenti i rëndë, ku janë shkaktuar dhe dëme të shumta materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga