web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA konfirmon në detyrë prokuroren Suela Salavaçi

22 Tetor 2024, 15:54, Vetingu CNA
KPA konfirmon në detyrë prokuroren Suela Salavaçi
Suela Salavaçi

Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Tiranës ka kaluar shkallën e dytë të vettingut këtë të martë.

Trupa e KPA-së vendosi konfirmimin në detyrë të Salavaçit, duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së.

Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Kryesuesja e trupës së KPK, Alma Faskaj dhe anëtarja Suela Zhegu vlerësuan se subjekti kishte mundur të shpjegonte bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, por Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e KPK-së.

Nino u bazua në rekomandimet e ONM-së se pasuria e prokurores nuk ishte bazuar në një analizë të kënaqshme të provave, por Salavaçi e kundërshtoi këtë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga