
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë, Golem dhe Vlorë, nga të dhënat e pasqyruara në ILDKPI evidentohen dhe të ardhurat që ka përfituar kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi nga të tjera burime, ku një prej tyre është dhe fondacioni "Shoqëria e Hapur" e George Soros.
Deklarimet e pasurisë të Sokol Sadushi tregojnë se në disa vite ai ka deklaruar të ardhura të përfituara nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë".
Sipas deklarimeve, pagesa e parë e regjistruar daton në vitin 2004, kur Sadushi deklaron 500 dollarë amerikanë honorar si anëtar i bordit të fondacionit.
Pas një ndërprerjeje disa vjeçare, në vitin 2014 ai deklaron 750 dollarë për pjesëmarrje në një projekt për hartimin e projektligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik", si edhe për angazhimin në projektin e reformës kushtetuese.

Vlera më e lartë e deklaruar figuron në vitin 2015, kur Sadushi raporton 1.890.250 lekë neto nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë" për angazhimin si ekspert në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Eksperët që hartuan reformën nuk duhet të ishin pjesë e sistemit, por Sadushi dhe të tjerë përgatitën ligjet dhe i hapën rrugë karrigeve të tyre pa kaluar në vetting. Sokol Sadushi nga hartues i reformës i paguar nga Soros, për t'u bërë më pas kryetar i Magjistraturës dhe kryetar i Gjykatës së Lartë.
Në vitin 2017, ai deklaron edhe 337.280 lekë neto nga i njëjti fondacion për punën si ekspert i nivelit të lartë në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ndërsa në vitin 2018, deklarimet përfshijnë dy pagesa të tjera: 5.100 dollarë neto për përgatitjen e Komentarit të Kushtetutës në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe 124.950 lekë neto për ekspertizë si anëtar i bordit editorial në një projekt për botimin parlamentar të reformës.

Pra, sipas deklarimeve kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ndër vite është paguar nga George Soros. /CNA
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...