web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i Elbasanit nuk kalon vettingun/ KPA lë në fuqi shkarkimin

31 Tetor 2024, 17:09, Vetingu CNA
Prokurori i Elbasanit nuk kalon vettingun/ KPA lë në fuqi shkarkimin
Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi

Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e prokurorit të Elbasanit, Hektor Mushi.

Kështu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut, KPK-së.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Kujtojmë se Mushi u shkarkua në dhjetor të 2023-shit për të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Komisioni konkludoi se prokurori i Elbasanit kishte fshehur një apartament në emër të prindërve, duke kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

Për figurën konkludohet se ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, se nuk nuk ka plotësuar saktësisht, plotësisht dhe me vërtetësi formularin për kontrollin në këtë kriter, si dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm pasi nuk e ka pasqyruar këtë kontakt

Në kriterin e figurës, KPK ngriti dyshime për favorizim të personave nën hetim. Komisioni çmoi favorizimi, i ndërthurur me mangësitë profesionale, ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë./ CNA





Lajmet e fundit nga