
Këtë të hënë do të mbahet seanca për kreun e KLP-së, Alfred Balla, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Alfred Balla do të dalë në orën 10:00 para trupit gjykues pas ankimimit të Komisionerit Publik për përfundimin e vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Kujtojmë se kreu i KLP-së iu shmang procesit të vetting-ut dhe për këtë u ndihmua nga KPK.
Le t’i kujtojmë faktet një nga një, të evidentuara nga Komisioneri Publik.
Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017.
Sipas legjislacionit në fuqi, ai ishte subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik të 2017-ës dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Për Alfred Ballën pati një “përplasje” mes KPK-së dhe ndërkombëtarëve (OMN). Balla pretendonte se procedura e vetting-ut të tij si këshilltar duhej pushuar pa vendim përfundimtar, pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.
Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u shprehën të vendosur që Balla t'i duhet nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Por KPK injoroi ndërkombëtarët dhe pas disa manovrash të Alfred Ballës favorizoi këtë të fundit.

Duhen përmendur këtu manovrat e Ballës me e-maile, padisë në Gjykatën Administrative dhe kërkesës në KLGJ, për njohjen e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë.
Procesi i vetting-ut po ndodhte paralelisht me procedin gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo e dyta vendosi në mars 2023 të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rrëzojë padinë dhe në shkurt të vitit 2023, kreu aktual i KLP-së hoqi dorë nga padia dhe paraqiti në Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe kërkesë për heqje dorë nga njohja/pasja e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, KPK-ja vendosi se Balla nuk ishte më subjekt rivlerësimi dhe mbylli procesin pa vendim përfundimtar.
Dy prej anëtareve në shumicë në KPK, kryesuesja Xhensila Pine dhe relatorja Alma Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.
Kështu, ata shmangën edhe sanksionin ndaj Ballës që i ndalon emërimin në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshi dhe funksionin që ai mban aktualisht.
Megjithatë, Komisioni Publik nuk ra dakord me këtë vendim dhe vendosi ta ankimojë. Kështu, Balla do duhet të japë llogari për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Kujtojmë se CNA ka zbardhur më herët pasurinë e kreut të KLP-së, Alfred Balla, i cili shmangu transparencën duke mos iu nënshtruar vetting-ut./ CNA
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Për më shumë se 7 orë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mar...
Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkal...
Nga 8 shkurt 2018, kur nisi edhe vetting-u, deri në muajin...
Reforma në Drejtësi mbetet një çështje kyçe për Shqipërinë...
Shkëlqim Zuriqi, kreu i Drejtorisë së Analizës dhe Sig...
Ndue Doçi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Mi...
Edmond Sulaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Sh...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën m...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) rrëzoi sot vendimin e K...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazeta...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...