Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vepra Erion Veliaj njihet si një mashtrues kronik.
CNA ka rreshtuar shpesh herë mashtrimet e Veliajt duke i bërë publike, duke nisur që me mashtrimin dhe historinë e trilluar me rrëmbimin e Griseldës së Kavajës ku Veliaj e denoncoi publikisht rastin, duke u dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen, e cila rezultoi të ishte një ngjarje e trilluar pasi nuk kishte asnjë rrëmbim dhe as shtatzëni.
Duke vijuar më pas me mashtrimin publik që bëhet prej 336 ditësh për prokurorin Ols Dado, i cili sipas kryebashkiakut ka nisur hetimet për hakmarrje personale pasi nuk i ka pranuar një kërkesë për shtesë mbi lejen e ndërtimit, dokument të cilin Veliaj dhe gazetari i familjes së tij Mero Baze prej 336 ditësh nuk e publikojnë, duke mashtruar publikun në lidhje me prokurorin dhe duke mos faktuar akuzat ndaj tij.
Vijon me përgjimet nga burgu i Durrësit, të cilat CNA i ka publikuar duke treguar se si dirigjonte mediat për të zhvilluar një fushatë sulmesh përmes mediave, mashtrimi që në burg e ka futur prokurori anëtar aktiv i PD-së etj dhe të tjera që CNA i ka renditur përmes disa shkrimeve.
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
Me kërkesa zyrtare duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Një tjetër mashtrim po bëhet nga zyrtarë që po fshehin të dhënat për kërkesat që CNA prej muajsh i është drejtuar Bashkisë së Tiranës.
Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës po bëjnë një akt kriminal dhe kanë mashtruar një institucion siç është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës i thanë CNA se dosjet dhe informacionet që kërkon CNA ndodhen në Bashkinë e Tiranës.
Kanë çdo të dhënë në kopje fizike, të sipërfaqeve publike dhe kontratave të reklamave të viteve 2022, 2023, 2024, 2025.
Të njëtat burime theksuan se, këto materiale janë marrë dhe po hetohen nga SPAK. CNA ka patur kërkesa të vazhdueshme ndaj Bashkisë së Tiranës.
Çështja përfundoi në Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku Bashkia e Tiranës pretendoi se pas një sulmi kibernetik një pjesë e sistemevve dhe shërbimeve u ndërprenë dhe kjo gjë solli komprometimin e një numri të konsiderueshëm pajisjesh kompjuterike të përdoruesve fundorë, ku për pasojë, të dhënat lokale të ruajtura në pajisjet e prekura, të cilat nuk ishin të disponueshme në sistemet qendrore, në kopje rezervë (backup) ose në platforma të tjera institucionale, nuk kanë qenë teknikisht të rikuperueshme pas zëvendësimit të mediave të ruajtjes dhe nuk mund të rikthehen.
Në fakt ky nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh publik si mashtrimet e kryetarit të tyre i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Sërish kemi kërkuar informacion zyrtar nga Bashkia e Tiranës dhe pas përfundimit të të gjithë hapësirave ligjore deri në nivelin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, CNA do t’i drejtohet gjykatës dhe do të bëjë një kallëzim penal në SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion të dyshuar, fshehje të të dhënave, e bërë kjo nga disa zyrtarë përfshirë këtu kryetaren e Bashkisë në detyrë Anuela Ristanin, Sekretarin e Përrgjithshëm dhe gjithë zinxhirin që fsheh të dhënat në lidhje me kërkesat e bërë nga CNA.
Një bandë mashtruesish për ne nuk është e gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës; nuk hyjnë ata punëtorë të ndershëm zyrtarë të thjeshtë që repsektojnë ligjin.
Banda e mashtruesve ka kryetarin në burg, janë dhe ata zyrtarë të korruptuar që kanë hyrë burgjeve për afera dhe skandale dhe këta zyrtarët e tjerë që fshehin të dhënat dhe të vërtetën që me apo pa dashje bëhen bashkëpunëtorë në krim.
Nuk mundet më që një institucion i mbuluar nga skandalet, aferat dhe korrupsioni, me kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza të rënda penale, me drejtorë në burg dhe zyrtarë nën hetim, të tallet me median dhe të fshehë të vërtetën.
Qytetarët e Tiranës, taksapaguesit duhet të dinë se kush ka përfituar nga keqmenaxhimi i këtij institucioni apo kush ka gjetur hapësira për të abuzuar dhe mbushur xhepat përmes skemave të rekomanduara nga drejtuesit e kësaj bashkie./ CNA
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...