web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i Trashëgimisë”/ Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në zemër të Londrës

13 Korrik 2026, 11:02, Kulturë CNA

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në zemër të Londrës, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përcjellë para publikut ndërkombëtar pasurinë dhe autenticitetin e trashëgimisë sonë kulturore.

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Në skenën e "Shaw Theatre", koncerti “Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i Trashëgimisë” u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar se arti shqiptar ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të krijojë ura të qëndrueshme dialogu mes kulturave. Koncerti u prezantua nga moderatorja e mirënjohur Suela Demiri.

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe tingujve që mbartin kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar solli një Shqipëri të gjallë, krenare dhe autentike, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të identitetit tonë kombëtar.

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Ky koncert përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në misionin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për promovimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar rolin e artit si ambasadori më dinjitoz i vendit tonë.

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Londra mirëpriti zërin e trashëgimisë shqiptare, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me dinjitet, krenari dhe art në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës.

“Shqipëria në sytë e Bajronit-Zëri i

Ku koncert u mundësua nga @empowered_women_of_diaspora me mbështetjen e @akd.gov.al / CNA





Lajmet e fundit nga