Ndalimi i zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut/ Berisha, akuza Ramës dhe Lamallarit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë...

Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
Me kërkesa zyrtare duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Pas disa shkresave të bëra prej muajsh, Bashkia e Tiranës ka dhënë një përgjigje, e cila erdhi në datën 7 korrik, një ditë para ballafaqimit që ishte planifikuar të zhvillohej në një seancë dëgjimore të mërkurën, më datë 8 korrik 2026.
Por, vetëm një ditë përpara përballjes, Komisioneri për të Drejtën e Informimit njoftoi zyrtarisht shtyrjen e saj dhe arsyeja ishte mungesa e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Në përgjigjen e kthyer nga Bashkia e Tiranës që i përket datës 7 korrik dhe është e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Çaka, është shumë e qartë ajo çfarë CNA kërkon, por përgjigjja që jep ky institucion është e cunguar, e paplotë.
Ajo që CNA ka kërkuar janë sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025 dhe sa janë sipërfaqet e reklamave dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, si dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë që në shkresë Bashkia e Tiranës e ka të qartë informacionin e kërkuar nga CNA, përgjigjja është tallëse.
Bashkia e Tiranës sjell vetëm eventet që janë bërë në vitin 2025 dhe asnjë të dhënë tjetër, as sipërfaqet e dhëna për reklama, as sipërfaqet e dhëna me qira për eventet dhe as të ardhurat që ka marrë Bashkia e Tiranës nga këto evente.
Pra, informacioni nuk është dhënë i saktë, mungojnë të dhënat e kërkuara për vitet 2022, 2023, 2024.
Ne kemi kërkuar sa janë sipërfaqet që janë dhënë për shfrytëzim për aktivitete në sheshet kryesore, sa janë sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, si dhe të ardhurat që ka marrë Bashkia e Tiranës.
Ajo që Bashkia e Tiranës jep si përgjigje është vetëm lista e aktiviteteve për vitin 2025 dhe asnjë të dhënë tjetër, as sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe as sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë dhe as të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, ku CNA dyshon se është batërdia, vjedhja, abuzimi nga kompanitë.
Abuzimet dhe fshehja e të ardhurave nga reklamat në eventet publike që zhvillohen në Tiranë, disa prej të cilave kalojnë nëpërmejt kompanive të Arbër Veliajt.
Nga këto eventet CNA ka konstatur se një ka reklamuesit është vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.
CNA do të vazhdojë të insistojë të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie. Zyrtarët që nuk kthejnë përgjigje apo japin të tilla përgjigje prej karagjozësh do të mbajnë përgjegjësi ligjore, pasi do të vazhdojmë të kërkojmë të dhënat ashtu siç kemi bërë prej 6 muajsh.
Nuk mundet më që një institucion i mbuluar nga skandalet, aferat dhe korrupsioni, me kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza të rënda penale, me drejtorë në burg dhe zyrtarë nën hetim, të tallet me median dhe të fshehë të vërtetën.
Çdo zyrtar që ka mbetur ende në atë bashki duhet të ketë të paktën kurajën dhe përgjegjësinë ligjore, ashtu si ata që tashmë na e kanë dhënë informacionin, për të publikuar dhe bërë transparente të dhënat që kërkohen.
Ky detyrim nuk është vetëm ndaj CNA-së, por ndaj qytetarëve të Tiranës, publikut dhe taksapaguesve, të cilët duhet të dinë se kush ka përfituar nga keqmenaxhimi i këtij institucioni apo kush ka gjetur hapësira për të abuzuar dhe mbushur xhepat përmes skemave të rekomanduara nga drejtuesit e kësaj bashkie./ CNA
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Tre persona që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banes...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas eksp...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...