web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e kryeministrit

12 Qershor 2026, 14:33, Denoncim CNA

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas publikimit të një video-skandali ku disa punonjës të një policie private dhunuan një qytetar gjatë protestës që bëhej në fshatin Zvërnec, ku një subjekt privat kishte rrethuar territorin dhe banorët e zonës kishin pretendime në lidhje me pronësinë.

Më pas gjithçka u kanalizua në protesta në Tiranë, sa me të vërteta, sa me gënjeshtra, por prej 12 ditësh protesta vazhdon në kryeqytet.

Fillimisht kishte lidhje me flamingot, izraelitët, pronësinë, shitjen e tokës shtetërore në Zvërnec, një pjesë e të cilave nuk ishin aspak të vërteta që u kanalizuan në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Grupimet në protestë

Në protestë marrin pjesë qytetarë të thjeshtë, të ngarkuar, të mllefosur nga 35 vjet padrejtësi, tranzicion, sa nga politikat e PD-së në politikat e PS-së.

Ka nga ata neomarksistë dhe revolucionarë që kërkojnë edhe Berishën në burg, edhe pse ish-kryeministri është nën hetim nga SPAK-u, po ashtu kërkojnë edhe Ramën në burg.

Ka në protestë, përtej qytetarëve, parti të vogla politike si ato të Qorit, Lapajt apo Agron Shehajt, ka legalistë, ballistë, demokratë, të majtë, rryma të ndryshme që marrin pjesë.

Atyre pa asnjë diskutim tashmë iu është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj.

Skemat e Veliajt

Erion Veliaj ka disa skema të organizimit që mbështetës të tij të nxisin protestën, të marrin pjesë, ndoshta me qëllimin dhe pazarin e vetëm si kërcënim ndaj kryeministrit Rama, për ta liruar nga burgu.

Por, përtej saj, duket se njerëzit e Veliajt, instrumentet e tij në terren veprojnë në mënyrë të pandalshme dhe nxisin protestën kundër kryeministrit.

Disa “Call Center”-a të vegjël, të cilët përdoren nga zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-drejtorë apo drejtues aktualë, telefonojnë qytetarë dhe u kërkojnë që të marrin pjesë në protestë, u kërkojnë mbështetje.

Një komandë konfidenciale ka marrë edhe stafi i Bashkisë së Tiranës. Mjafton të shikojmë në shesh, ku, përtej qytetarëve apo rrymave të ndryshme politike, shohim punonjës të administratës së bashkisë, konvikteve apo ndërmarrjeve të ndryshme dhe zyrtarë të ulët të Bashkisë së Tiranës të jenë pjesëmarrës në protestë.

Disa prej tyre thonë se shkojnë me një listë apeli. Këto janë dy skemat e para; thirrje përmes “Call Center”-ave dhe urdhër stafit të shkojë të dalë në protestë sa më masivisht.

Influencerat e Veliajt

Personazhe publike, njerëz që janë futur në emisione të ndryshme, në “show” si “Përputhen” apo “Big Brother” dhe emisione të tjera, individë të bërë të famshëm nga “TikTok”-u, personazhe të rrjeteve sociale, një pjesë nga të cilët janë persona të paguar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, për reklama të ndryshme.

Arbër Veliaj i kompanisë “Gogel” administron dhjetëra reklama kompanish, siç CNA ka raportuar rastin e IQOS, të cilët kanë qenë frymëzuesit kryesorë në ditët e para të protestës, kanë qenë njerëz që bëjnë thirrje të vazhdueshme për të qenë prezentë aty.

Një prej tyre në protestë ka thirrur, “lironi Erion Veliajn” apo ka shkuar me pankartë “lironi kryebashkiakun e Tiranës”.

Influencera të përdorur në shumë raste nga Erion Veliaj. CNA i ka sjellë një pjesë të tyre.

Artistët e Veliajt, përtej influencerave

Është edhe një segment tjetër, ai i “artistëve”, njerëzve të botës së “show”-t skenik dhe ekranit, përtej influencerave, artistë dhe personazhe publike, të cilët e kanë mbështetur Erion Veliajn në fushata, më shumë të ekspozuar në zgjedhjet e vitit 2023, me mesazhe të shumta, me video, me postime dhe me thirrje për ta votuar atë, pasi ai ishte njeriu që e kishte ndryshuar shumë Tiranën.

Ata që dikur thërrisnin “Lali, do fitosh lali”, janë nga njerëzit që sot bërtasin “Rama në burg”, “Poshtë qeveria”, “Rama ik”, “Rama jep dorëheqjen” etj.

Gjithashtu është edhe pjesa e disa artistëve, personazhe të botës së “show”-t, apo influencera, të cilët u solidarizuan me Erion Veliajn dhe shkuan me vrap kush e kush ta takonte i pari kur ai u paraqit në Gjykatën Administrative, në një padi qesharake ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, të cilin kërkon ta largojë nga detyra për të rrëzuar 13 akuzat e tij të rënda penale.

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e

Skema “Veliaj” kundër Ramës

“Call Center”-a apo mini-“Call Center”-a të kontrolluar nga Bashkia e Tiranës, stafi i bashkisë, influencera, artistë dhe njerëz të botës së “showbizz”-it, e gjithë struktura propagandistike dhe elektorale që ka qenë e angazhuar në fushatën e Erion Veliajt në vitin 2023, një pjesë e tyre, stafi i angazhuar në protestën para SPAK-ut pas arrestimit të tij në vitin 2025, një pjesë e tyre mbështetës të fortë të Erion Veliajt për t’u liruar nga burgu në vitin 2025, një pjesë e tyre mbështetës kur u paraqit në Gjykatën Administrative, janë angazhuar fort në protestë, në thirrjen e njerëzve me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Këto janë fakte që CNA i ka sjellë me foto, video, me postime në dhjetëra raste dhe janë të shumta, të pandalura.

Gjithçka është e qartë, e lexueshme, e dukshme. Askush nuk po fshihet më. Erion Veliaj ka dalë në protestë përballë Ramës me gjithë “bateritë” e tij të mundshme për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga