
Një grup ambientalistësh, disa banorë, por edhe disa neomarksistë dhe anarkistë, shkuan paraditen e djeshme në Portonovë të Zvërnecit për të zhvilluar një protestë. Në fakt, disa shkonin për herë të parë, që të shikonin flamingot.
Megjithëse atje nuk ka flamingo. E gjithë historia me to, është një manipulim përmes përmbajtjeve që publikohen në rrjetet sociale. Pavarësisht kësaj, ambientalistët dhe të tjerë ushtruan të drejtën e tyre legjitime, u futën me makina në rërë për të bllokuar plazhin, e shijuan dhe u larguan.

Ata që shkonin udhëtonin nga Tirana drejt Zvërnecit, rrugës në të majtë të tyre kanë lënë Sharrën apo në të djathtë kur kanë ardhur. Andej nga kanë kaluar kanë qenë afër landfillit të Sharrës, ku ka ndodhur një aferë korruptive qindra milionë euro dhe ku inceneratori famoz nuk ekziston.
Sharra është zona që po rrezikon Tiranën, katastrofa mjedisore është aty. Zjarret që kanë ndodhur në landfillin e Elbasanit, Fierit apo Vlorës, nuk janë asgjë krahasuar me “bombën atomike” që ndodhet në landfillin e Sharrës.
Ambientalistët që shkojnë dhe protestojnë në Zvërnec, disa janë nga ata që e donin kështu Sharrën, shumë prej tyre u paguan nga “kokat” e këtij projekti, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Këta ambientalistë që dje shkuan në Zvërnec, por edhe shumë të tjerë që protestojnë, nuk kanë shkuar ndonjëherë në Sharrë. Nuk i shohim të protestojnë aty ku rrezikohet jeta e qindra mijëra banorëve të kryeqytetit.
E nëse ka një protestë që duhet të fillojë dhe nuk duhet të ndalet derisa të zgjidhet problemi, sepse rrezikon jetën e fëmijëve dhe banorëve të kryeqytetit, është pikëtisht landfilli i Sharrës.
Ka një hetim për landfillin e Sharrës, që ndodhet në duart e prokurorit Dritan Prençi, i cili është një arsye më shumë për të protestuar jo përpara Kryeministrisë, as në landfill, por përpara SPAK-ut.
Ambientalistët tanë që gënjyen kur thanë se ka flamingo në Zvërnec apo do të bëheshin kulla me shumë kate e po dëmtohej një zonë e mbrojtur, pse nuk u tregojnë banorëve të kryeqytetit, Kamzës, Vorës dhe më gjerë katastrofën mjedisore në Sharrë?!
Pse nuk dalin publikisht të flasin për aferën dhe landfillin e Sharrës?
Për një katastrofë të re në derën e kryeqytetit, ku qindra firma ndërtimi nuk dihet ku i hedhin dherat e gropave të kullave të tyre. Landfilli i Sharrës rrezikon një kryeqytet të tërë. Tiranën e ruan Zoti!
Ambientalistët shkojnë dhe protestojnë, ose nuk duan një investim të huaj në Zvërnec ku bëhet fjalë për 4 miliardë euro, por nuk protestojnë për koncensionin, landfillin e rrezikshëm dhe inceneratorin e munguar të Tiranës, për të cilat u vodhën qindra milionë euro nga njerëz që morën paratë nga xhepat e shqiptarëve.
E nëse ka një rast korrupsioni, skandali dhe vjedhjeje dhe rreziku për jetën e kryeqytetasve, emrin e ka “Landfill i Sharrës” dhe jo “Investimi në Zvërnec", por duket se ambientalistët zgjedhin të protestojnë para Kryeministrisë, ku nuk guxojnë të përmendin aferën e inceneratorëve.
Ambientalistë pa sy e veshë, le të mos i futim të gjithë në një thes, por shumica e tyre për krimin e vërtetë mjedisor nuk shohin dhe nuk flasin, sepse shumë prej tyre që u blenë nga afera e incenaratorëve dje, përdoren si mercenarë kundër një investimi sot./ CNA
Në forma të ndryshme po shihet ajo që ka ndodhur në Zvërne...
Një lajm plasi në rrjetet sociale në lidhje me një investi...
Mediat dje raportuan se kishte pasur dhunë në Zvërnec, atj...
Dje, Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim dhe ka thënë që E...
Së afërmi pritet që çështja e Erion Veliajt të diskutohet ...
Në leximin real juridik të vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Ekziston një ngjashmëri interesante dhe njëkohësisht parad...
Në historinë moderne të propagandës politike, emri i Josef...
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Vel...
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...