
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë më shkroi duke më sugjeruar që të mos i publikoj në platformat digjitale pamjet e rënda të tragjedisë.
Madje më solli si referencë edhe disa reagime në rrjete sociale që kërkonin të njëjtën gjë, ku mes tyre edhe zyrtarë që më shumë ishin të lebetitur nga ajo që po bënin mediat.
Shumë prej tyre i njoh. Janë po ata vetë që në raste të tjera krenohen kur përkëdhelen nga policia, rrahin gjoksin kur i tregojnë muskujt ndonjë efektivi të trembur, apo kur u shpëtojnë gjobave me atë që e quajnë “Tek telefonatë!”.
Media ka plot mëkate, por nuk qe sot “Dita e gjykimit” për të.
Veç kësaj, e vërteta është se vetë gazetarët kanë ardhur duke e shtuar kujdesin për të trajtuar si duhet informacionin brenda tronditjes, pavarësisht se derra ka në çdo pyll televizioni e gjarpërinj në çdo livadh portali.
Në fakt, një gabim që pati media është se shumë prej reagimeve nuk duheshin publikuar fare po aq sa pamjet, megjithëse për raste si këto vetë dhimbja u jep njerëzve një manual fjalësh prekëse, të kërkojnë dënime ekstreme, të bëjnë gjyqe publike me varje, karrige elektrike, burg përjetë.
Për këto madje mjaft t’i shkruash ChatGPT dhe të shndërron ajo menjëherë në një vajtonjës dhe moralist të zotë, qytetar model gjasme që i vë kapakun apo pikën "i"-së, "j"-së, "ë"-së.
Të gjitha këto thënë në këtë moment marrin shumë "like" e "share", por asnjëra prej tyre nuk shpëton jetë, përveçse përpiqet të na shkrijë sado pak dhjamin e empatisë që ka kapur të përditshmen tonë.
Për kaq mund të vlejë, por ama thelbi është sa jetëshpëtues jemi në përditshmëri?
Kur policit i tregojmë pozicionin e punës e jo patentën, kur Maliqi ka më shumë peshë se ligji, kur telefoni ka më shumë vëmendje se tabela, kur tregojmë me krenari fuqinë çudibërëse të një 20-çe apo 50-çe para një efektivi të uritur për para, kur gangsterizmi me video ndaj uniformave blu është "reels" trimash në rrjete sociale, kur rrugët bëhen pista për makina fluturuese, kur heshtim e qeshim tek e shohim këtë situatë dreqi.
Të gjitha këto na vendosin në një llogore me vrasësin halabak, edhe pse është e rëndë për ta dëgjuar e jo më pranuar.
Këtu fillon edhe tragjedia, jo te një minutë aksident!
Ajo ka pikënisje faktin që në jetën e përditshme ne tolerojmë, ushqejmë dhe madje admirojmë shkeljen aq sa para shkelësit të ligjit kujtdo i duket vetja si “I fundit i Mohikanëve”.
Vazhdon te fakti që institucionet kujtohen të na kërkojnë reflektim sot kur vetë ndreqja nuk realizohet në një moment, por me beteja të përditshme, ku lufta me rrugën çdo ditë bëhet më e pamëshirshme.
Dhe e gjitha mbaron te mënyra si qasemi ndaj vrasësit.
Ai është padyshim një halabak që sot thotë nuk e meriton të jetojë, e nesër me gjasë po ta lirojnë, do të dojë t’ia hypë prapë makinës pa e çarë kokën për të pirë birra.
E aq më tepër që e kishte "të zgjidhur" me policët që të lëvizte xurxull sa t'i hante freksioni e gurmazi.
Po ai nuk është i fundit halabak edhe nëse e zënë të gjitha mallkimet që i kemi lëshuar.
Portrete si ai gjen plot, madje disa prej tyre i sheh të ngasin si të çmendur dhe marrëzinë e tyre e ndajnë në rrjete sociale si trimëri. Po ata më pas i sheh edhe në podiumet e politikanëve që i prezantojnë si modele suksesi.
Po ku u rritën këta njerëz? Kush i “trimëroi”? Kush i bëri të ndihen të paprekshëm?
Nëse nuk u përgjigjemi sinqerisht këtyre pyetjeve, kjo është hipokrizia jonë kolektive që kërkojmë dënime shembullore veç pas tragjedisë.
Të tjerat pastaj mbeten spektakël dhe spektakli me dhimbjen fatkeqësisht shet aq shumë, e për disa shet edhe kur e bëjnë të neveritshëm.
Në fund si shqiptarë duhet ta kemi minimumin e njerzillëkut për t’i lënë familjarët t'i qajnë vetë dramat e tyre.
Askush nuk ka nevojë për patetizmat e lotët virtualë.
Secili e bën reflektimin në mënyrën e vet, mjaft kur të ndezim makinën të mendojmë që një ditë të mos jemi ne ai halabaku vrasës që të gjithë sot e kërkojnë të vdekur, duke përfshirë edhe ai veten.
Për të tjerat, Zot falna, ne nuk dimë çfarë bëjmë!
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...