web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli i "Djalli vishet me Prada" në pritje të ëmbël, shtatzënë me fëmijën e tretë

19 Qershor 2026, 18:33, Lifestyle CNA

Ylli i "Djalli vishet me Prada" në pritje të

Aktorja e njohur hollivudiane, Anne Hathaway, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ylli i “Djalli vishet me Prada” ndau lajmin e bukur me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Në video, 43-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë elegant, ndërsa fillimisht mban duart mbi bark. Nën tingujt e këngës "Baby I'm Yours" nga Barbara Lewis, ajo largon duart dhe zbulon barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA SHOW (@cna.show)

Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç.

Prej disa ditësh, mediat kishin spekuluar për një shtatzëni të mundshme të aktores, pasi ajo u fotografua gjatë pushimeve në Saint-Tropez.

Në fotografitë e publikuara, Hathaway shihej me bikini dhe me një fustan të bardhë, duke nxitur dyshimet për barkun e saj të rrumbullakosur, të cilat tashmë janë konfirmuar nga vetë aktorja. /CNA





Lajmet e fundit nga