web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë territorin

18 Qershor 2026, 07:11, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë territorin

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 17 m/s.

Dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon, do të jetë i forcës 2-3 ballë.





Lajmet e fundit nga