web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti për ditën e sotme

15 Qershor 2026, 07:12, Sociale CNA

Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga