web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mot i keq në Dibër, përmbytje në Radomirë, përroi merr me vete bagëtitë

9 Qershor 2026, 11:14, Sociale CNA

Mot i keq në Dibër, përmbytje në Radomirë, përroi

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në zonën e Radomirës, në Dibër, ku përmbytjet e menjëhershme nga përrenjtë kanë sjellë dëme të konsiderueshme për banorët.

Mjaftuan vetëm pak minuta shi i rrëmbyeshëm që përrenjtë që zbresin nga mali i Korabit të dalin nga shtrati, duke u kthyer në një rrezik serioz për zonën.

Vërshimet kanë transportuar sasi të mëdha gurësh dhe zhavorri, duke dëmtuar sipërfaqe të ndryshme dhe duke vështirësuar qarkullimin.

Më e prekura rezulton të jetë zona e fshatit Radomirë, ku përroi i fshatit ka rrëmbyer rreth 20 krerë lopë.

Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme ekonomike si pasojë e humbjes së bagëtive, ndërsa përmbytjet kanë krijuar probleme edhe në lëvizjen e mjeteve dhe banorëve në zonë.

Megjithëse reshjet kanë zgjatur vetëm pak minuta, intensiteti i lartë i tyre ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe pasoja të shumta./ CNA

 





Lajmet e fundit nga