Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste.
Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti. Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende, por në 1 janarin 2025 ky tregues ishte ishte 44.9 vjeç.
Nga viti 2014 në vitin 2026 mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me 10.8 vite, ndërsa në BE gjatë kësaj periudhe ky tregues u rrit me vetëm 2.4 vite. Shqipëria u plak 4.5 herë më shpejt se BE-ja gjatë dekadës së fundit tregojnë të dhënat.
Ndërsa Bashkimi Europian ka ndjekur një ritëm plakjeje linear dhe të ngadaltë nga 2014, duke u rritur me mesatarisht 2 muaj në vit, ndërsa Shqipëria u rrit me 6 muaj çdo vit. Ky trend u përshpejtua veçanërisht në dy vitet e fundit, ku mosha mediane nga 43.4 vjeç në vitin 2024, arriti në 44.3 vjeç në vitin 2025 dhe së fundmi në vlerën rekord prej 45.0 vjeç në vitin 2026.
Kjo kurbë e mprehtë do të thotë se për herë të parë, gjysma e popullsisë shqiptare sot është mbi 45 vjeç, duke arritur apo edhe tejkaluar zyrtarisht nivelin e Bashkimit Europian me moshë mesatare 44.9 vjeç, me të dhënat e vitit 2025.
Ky fenomen i shpejtimit demografik shpjegohet me normën jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë dhe valëve të pandërprera të emigracionit që prekin kryesisht moshën e re dhe atë riprodhuese. Largimi i forcës vitale të punës ka lënë pas një strukturë popullsie që rëndohet me shpejtësi drejt moshave të thyera.
Pasojat e këtij transformimi pritet të jenë të thella dhe afatgjata për vendin. Tregu i punës do të përballet me mungesë te burimeve njerëzore dhe rritje të moshës mesatare të fuqisë punëtore, gjë që mund të frenojë produktivitetin dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase.
Nga ana tjetër skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore do të pësojnë një presion të jashtëzakonshëm financiar, teksa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet në nivele kritike. Paralelisht, sistemi i kujdesit shëndetësor do të duhet të riorientohet urgjentisht drejt shërbimeve geriatrike dhe trajtimit të sëmundjeve kronike, duke kërkuar fonde më të larta publike. Zhvillimet demografike po rrezikojnë të kthehen në ngarkesën më të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në dekadat e ardhshme./Monitor.al
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në këtë 1 qershor, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e In...
Sot nën dritën e rreme të festimeve zyrtare, Shqipëria për...
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në vend ngelet ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Statistikat e INSTAT për muajin prill shpalosin një Shqipë...
Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria ren...
Sot priten kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alterni...
Efektet e inflacionit kudo nëpër botë po ndihen në mënyrë ...
Përgjatë vitit 2025, orët javore të punës së të punësuarve...
Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vi...
Të dhënat zyrtare të INSTAT për katërmujorin e parë të vit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...