web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026

4 Qershor 2026, 07:08, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, sipas SHMU. 

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me
intensitet të ulët.

Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.





Lajmet e fundit nga