Rihapet pas tre vitesh Muzeu Etnografik në Berat/ Objekti shfaq rreth 1,300 objekte të traditës qytetare beratase
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...

Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, u rikthye simbolikisht mes lexuesve përmes promovimit të vëllimit poetik dygjuhësh “Kthema Ajrin - Red?-mi Aerul”, një përmbledhje me poezi të zgjedhura të përkthyera në gjuhën rumune nga albanologu dhe përkthyesi i njohur Marius Dobrescu.
Aktiviteti i organizuar në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë mblodhi familjarë, miq, studiues, artistë dhe dashamirës të letërsisë, të cilët kujtuan figurën dhe veprën e poetit që mbetet një nga emrat më të dashur të poezisë shqiptare.

Në këtë përvjetor të dytë të largimit nga jeta të poetit, kujtimi i tij u shoqërua jo me trishtim, por me festimin e një vepre që vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë. Përmes këtij botimi, poezia e Skënder Rusit kalon kufijtë gjuhësorë dhe mbërrin te lexuesit rumunë, duke sjellë më pranë botën e tij poetike, të mbushur me dashuri, mall, ndjenjë dhe humanizëm.

I biri i poetit, Eris Rusi, u shpreh se libri përfaqëson rikthimin e Skënder Rusit përmes asaj që ishte thelbi i jetës së tij, poezisë.
“Në majin e dy viteve më parë, Skënder Rusi u largua përfundimisht drejt qiellit. Më 31 maj 2026, dy vite më vonë, ai rikthehet me atë që është esenca e tij: shpirti i derdhur në poezi. Në një përmbledhje, në një vëllim dygjuhësh, rumanisht-shqip, përkthyer nga mjeshtri Marius Dobrescu, nën botimet ‘Onufri’, me një libër kuptimplotë nga titulli ‘Kthema ajrin’. Ne kemi nevojë që ajri të vijë edhe të bëhet pjesë e frymëmarrjes sonë përmes së bukurës dhe poezisë. Im atë ka besuar gjithmonë tek e bukura, ka besuar gjithmonë te poezia si një shërim i gjithçkaje që e bën të vështirë jetën në këtë botë. Dhe sot, nuk është një ditë ngushëllimi dhe dhimbjeje në këtë dyvjetor, është një ditë feste për të gjithë lexuesit edhe dashamirësit e poezisë, sepse Skënder Rusi del me librin e ri të tij",-tha Rusi.
Pjesëmarrësit në aktivitet sollën kujtime nga bashkëpunimet dhe miqësia me poetin, ndërsa artistë të ndryshëm interpretuan vargjet e tij, duke krijuar një atmosferë të veçantë emocionale. Për shumë prej tyre, Skënder Rusi mbetet një figurë e pazëvendësueshme e jetës kulturore korçare. Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita, tha se poeti vazhdon të jetë i pranishëm në kujtesën e qytetit dhe në jetën e përditshme të atyre që e kanë njohur apo lexuar.

“Të lutem hiqe kremin vishnje të buzëve, që të të ndiej kur të të puth. Kush kryqëzohet me poetin, o bëhet krisht, o bëhet shkrumb. Kjo është e vërtetë, ne sot e kujtojmë pas dy vjetësh Skënder Rusin. E kemi kujtuar në çdo ditë të tij sepse ne lexojmë shpesh poezitë e tij, takohemi shpesh me Risin, me Eglën, shijojmë një kafe, sjellim kujtimet e tij. Nuk mund të harrohet Skënder Rusi sepse ai ka qenë shpirti i këtij qyteti. Dhe ju e dini që poezia e tij mban shumë dashuri për njeriun, dashuri për prindërit, vendlindjen, atdheun, natyrën, për gjithçka që duhet, ose që duhet të duhet. Prandaj dhe ne sot me shumë mall e kujtojmë Skënderin. Më duket sikur edhe dhimbja është larguar sepse ne e kemi shumë shpesh pranë vetes. Duke lexuar poezitë e tij nuk ndiejmë dhimbje, por ndiejmë atë dashurinë e madhe që Skënderi vazhdimisht ka përcjellë në vargjet e tij. Është organizuar shumë bukur sot. Do të sjellim videoklipet e poezive të tij, do ta sjellim të gjallë poezinë e tij me Blerta Belliu dhe Mario Çaçi, sigurisht edhe unë sepse nuk do të mungoj kurrë në mbrëmjet apo mesditat që i kushtohen Skënder Rusit”,-u shpreh Kita.
Ky prezantim u shoqërua me recitime, interpretime artistike dhe materiale audiovizive të bazuara në krijimtarinë e poetit, duke e kthyer aktivitetin në një homazh të veçantë për jetën dhe veprën e tij.

Përmes përkthimit në gjuhën rumune, poezia e Skënder Rusit fiton një hapësirë të re komunikimi me lexuesit jashtë Shqipërisë, duke dëshmuar se arti i vërtetë nuk njeh kufij. Dy vite pas largimit fizik, Skënder Rusi vazhdon të jetojë në vargjet e tij dhe në kujtesën e lexuesve. Libri “Kthema Ajrin” vjen si një dëshmi e kësaj pranie të përhershme, duke rikthyer mes publikut zërin poetik të një prej autorëve më të dashur të Korçës dhe të letërsisë shqiptare./CNA
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qindra të rinj u mblodhën për të parë finalen e Shkollës s...
Sot 180-vjetori i lindjes së Naim Frashërit NAIM–SHQIPËRI...
Këtë të shtunë të 23 majit u nda nga jeta aktori i mirënjo...
Nëntori i vitit 1943 e gjeti Shqipërinë në një kaos të plo...
Bëhet fjalë për një dokument arkivor i cilësuar "SEKRET", ...
Ditën e djeshme është zhvilluar Kuvendi VII i Riorganizimi...
Në kuadër të “Javës së Europës 2026”, në Galerinë e Arteve...
Një moment i jashtëzakonshëm për artin dhe talentin shqipt...
Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë është kthyer këto di...
Duke menduar se 85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Koço K...
....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën ...
Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall v...
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...