web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH paralajmëron Europën: Kërcënim nga të nxehtit, 30% më shumë vdekshmëri në 20 vitet e fundit

18 Korrik 2026, 16:40, Sociale CNA

OBSH paralajmëron Europën: Kërcënim nga të nxehtit, 30%

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ekstreme në Europë si një kërcënim urgjent dhe në rritje për shëndetin publik që pritet të godasë më shumë çdo vit.

Të dhënat nga pesë vende të kontinentit tregojnë tashmë gati 10,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë ekstreme këtë verë.

"Rajoni ynë është rajoni që po ngrohet më shpejt në nivel global. Vetëm në katër vitet e fundit, nxehtësia ka marrë më shumë se 200,000 jetë, ndërsa vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë është rritur me 30 përqind gjatë 20 viteve të fundit",-tha Dr. Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.

Kluge theksoi se vdekjet nga nxehtësia nuk janë të pashmangshme, ndërsa sugjeroi përgatitjen e sistemeve shëndetësore para se temperaturat të arrijnë kulmin në ditët në vijim.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në planet, me temperatura që rriten afërsisht dyfishin e mesatares globale, gjë që po ushtron presion në rritje mbi sistemet shëndetësore, shërbimet e kujdesit social dhe komunitetet që tashmë përballen me valë të nxehta më të shpeshta dhe intensive./CNA





Lajmet e fundit nga