Përplasen dy makina në aksin Peqin–Rrogozhinë, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aks...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aks...

Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një ndërtesë tjetër. Deri atëhere ishte lëndinë e bukur, me bar të shkurtër dhe verës rrinin plakat e mëhallës me nipërit e mbesat. Një pjesë ishte fusha jonë e futbollit. Vendosnim dy gurë si porta e hareja hare, gëzim e britma pa fund. Ende më oshëtijnë thirrjet “gooollll”, ende më sjellin flutura në stomak e në lukth.
Edhe pasi u ngrit godina përballë sërish fusha nuk na u zvogëlua shumë, u la hapesirë e madhe. Veç të moshuarat që delnin nuk rrinin më në lëndinë, por në ca stolka të vegjël. Nuk u qanë fare, bënin tifo për ndeshjet tona. Mbaj mend se fiks perballë dritares së kuzhinës në pallatin karshi, pas ca muajsh që ajo u popullua, dilte e nderte rrobat një gocë shumë e bukur. Me sy bajame, me vetull të dukshme që larg, ezmere dhe përherë këndonte.
Siç ndodh vetëm në Korçë brenda disa orësh u mësua që ajo sapo ishte martuar me Gaqon, mekanik në park. Nuk punonte, ishte nga qyteti, por na qenkej evgjitkë. Sot quhen romë, por atëhere kjo fjalë nuk njihej. E bukur peri, e qeshur si vetë gëzimi. Pa dashje vinin sytë andej e Teuta, se kështu quhej, vraponte nga dhoma në kuzhinë, nga aneksi në banjë. Dritaret përherë hapur në ditët e ngrohta dhe dukej lëvizja e saj se të gjitha binin nga ne, pallati përballë. Nuk e di për gocat, por ne çunat filluam të thurrnim ca histori për të.
Sikur Gaqo e rrëmbeu se prindërit e Teutës nuk ia jepnin. Na dukej absurde nga që Gaqo ishte punëtor, i pafjalë dhe shpesh sa herë vinte nga puna e përqafonte gruan, i përkëdhelte flokët e të dy veç qeshnin. Nuk e di pse, por qeshnin shumë. Ca thoshin se prindërit e Gaqos nuk e donin Teutën nga që ishte evgjitkë. Ndaj ai iku dhe mori këtë hyrje. Kur përmendej fjala përbuzëse për Teutën, Calja, shoku im i klasës, thoshte:
-Të kem dhe unë një nuse evgjitkë!
Mbase kështu mendonim të gjithë, por vetëm ai e thoshte me zë.
Kaluan vite, Teuta zbukurohej. U rritëm ne kalamajtë e pallatit, shkuam në gjimnaz e ajo këndonte, lante rroba, i nderte t'i thaheshin e çudi për kaq e kaq vite asnjë fëmijë nuk patën. Tani e shihnim edhe si personazh të ëndërrave tona. Na u fut në erotizmin e moshës dhe Teutën me siguri e “shijonim” mbase të gjithë brenda një nate. Na u bë si personazh filmash, si Sofia Loren apo Ana Manjani që shihnim atëhere në kinema. Kaq e bukur e kaq e dashur na dukej.
Shkova në universitet e u ndesha me plot vajza e me plot ëndërra. Por pse çdo gocë të bukur e krahasoja me Teutën? A i ka sytë si ajo, po dhëmbët aq të bardhë, po lëkurën aq të qashtër...?
Kështu më gjeti vera e parë në Korcë për pushime. Që në mëngjes sa u zgjova drejt tek dritarja. E pamja perpara më gëzoi. Teuta duke lyer dhomën e gjumit. Me një kapele prej gazete në kokë, me një shkop lidhur një furcë në majë e këndonte. Kur po kundroja këtë gravurë lumturie hyn babai.
-Si gjithnjë këndon ajo. - më tha.
-Po pse nuk e pamë njëherë në rrugë? Asnjëherë, pse? -e pyeta.
-Gaqo e ka dashur që kur ajo ishte në tetëvjeçare, e parritur. I kishin shtëpitë pranë. Ai e mbronte nga babai i saj që e rrihte sapo dehej. -nisi të më tregojë babai. - Teuta shihte tek ai kalanë që e mbronte. Kaluan vite dhe u deshën aq shumë sa u grind Gaqo edhe me atin e Teutës se e quajti grabitës të një zemre të vogël, edhe nga prindërit e vet që nuk pranonin një me ngjyrë për nuse. Atëhere Gaqo mori këtë shtëpi e u mbyllën brenda. Se jashtë si çift do përfliten e do të përgojohen. Kur edhe farefisi nuk u shkel në shtëpi gjetën zgjidhje ta ndërtojnë lumturinë brenda mureve. Korridorin e kanë bulevard, atje bëjnë shëtitje. Dritaren e kanë kinema, shohin çfarë bëhet e cfarë ndodh. Lulet ti e di që kanë shumë, është “Parku Rinia” e tyre. Pra mbyllen brenda, nuk e çajnë dot mentalitetin, por edhe nuk duan të luftojnë, jeta është e shkurtër, nuk ia vlen. Po sikur të humbasin?!
-Po pse nuk bëjnë fëmijë?
-Babai i Teutës është fajtori, e ka rrahur kaq shumë një ditë sa ka pasur dëmtime te pakthyeshme. E dinte Gaqo me kohë dhe qysh atëhere e quajti gjë pa rëndësi në dashurinë e tyre.
Kaq më tha babai e Teuta m'u hyjnizua. M'u bë më e bukur, më njerëzore, si një zanë nga ato të librave. E kujtoj shpesh Teutën. Kur shkoj në Korcë tani nuk hedh më sytë nga dritarja e saj. Nga që prindërit më lanë e shtëpia ka tjetër pronar, por edhe se nuk dua të mësoj në Gaqo rron a jo, apo në Teuta është sëmurë, mbase veshur me të zeza?
Dua që ajo zeshkane të rrijë mbi syrin tim si një gaz i madh, si një burim rrezatimi mirësie, si një orbitë dashurie. Dua Teutën që kam parë përballë e që u rrit me mua. Dua gruan e dashur të Gaqos dhe zonjën e mbyllur mes katër mureve të pallatit përbri. Ajo nuk u internua larg, por u burgos nga mendësia e mbrapshtë e njerëzve, nga racizmi i shfaqur hapur.
Teuta, më mësove që dashuria është e para në jetë, është kryesorja. Të tjerat vijnë varg, por më pas. Ende të kam në sy o bukurane! Ndonjëherë, nuk gënjej, më vjen edhe në ëndërra. Ndonjëherë…/ CNA
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qindra të rinj u mblodhën për të parë finalen e Shkollës s...
Sot 180-vjetori i lindjes së Naim Frashërit NAIM–SHQIPËRI...
Këtë të shtunë të 23 majit u nda nga jeta aktori i mirënjo...
Nëntori i vitit 1943 e gjeti Shqipërinë në një kaos të plo...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aks...
Tre raste të kultivimit të bimëve narkotike janë goditur n...
Një breshëri automatiku i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit, ku një 33...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Akuzat e Apple: përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rek...
Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroport...
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...
Shumë njerëz besojnë se mushkonjat preferojnë ata me "gjak...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...