web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen dy makina në aksin Peqin–Rrogozhinë, një i plagosur

12 Korrik 2026, 11:08, Kronika CNA

Përplasen dy makina në aksin Peqin–Rrogozhinë, një i

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale, veçanërisht në njërin prej mjeteve.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore duke mos respektuar rregullat e qarkullimit, duke sjellë përplasjen me mjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pas një tjetër aksidenti të rëndë të regjistruar në të njëjtin aks rrugor, duke rikthyer vëmendjen te siguria në këtë segment./ CNA





Lajmet e fundit nga