web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri përfshiu apartamentin në Korçë/ Ndërron jetë një i moshuar

11 Korrik 2026, 16:13, Kronika CNA

Zjarri përfshiu apartamentin në Korçë/ Ndërron

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Korçës.

Zjarri i rënë në një apartament në lagjen nr.15 ka rezultuar fatal për një të moshuar. Sipas informacioneve, shtetasi U.H., 72-vjeç, ka ndërruar jetë në banesë. 

Zyrtarisht konfirmohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e asfiksisë.

I moshuari jetonte vetëm në banesë dhe kujdesej nga persona të tjerë. Mësohet se viktima konsumonte alkool dhe mund  të ketë ndezur zjarrin aksidentalisht. 

Forcat policore dhe ekipi i emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa në pallat po kryhet edhe evakuimi i banorëve për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit./CNA





Lajmet e fundit nga