web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati mafioz në Laç/ Viktima u qëllua sapo zbriti nga makina, u ndoq deri te hyrja e pallatit

10 Korrik 2026, 08:19, Kronika CNA

Atentati mafioz në Laç/ Viktima u qëllua sapo zbriti nga

Vrasja e 40-vjeçarit I.Gj. në Laç dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar. Sipas raportimeve, autorët kanë pritur momentin kur ai ka mbërritur pranë banesës dhe kanë hapur zjarr sapo ka zbritur nga automjeti.

Edhe pse i plagosur, I.GJ., ka tentuar të largohet për të shpëtuar, agresorët e kanë ndjekur deri pranë hyrjes së pallatit, ku kanë vijuar të qëllojnë ndaj tij.

Në total, ndaj 40-vjeçarit dyshohet se janë shkrepur shtatë plumba, plagë që rezultuan fatale.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë gjatë transportit për shkak të dëmtimeve të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ngriti postblloqe në hyrje dhe dalje të Laçit, ndërsa nisi kontrolle në disa zona me qëllim identifikimin e autorëve.

Gjatë veprimeve hetimore janë shoqëruar edhe disa persona, të cilët po pyeten për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të krimit.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë, lëvizjet e viktimës në orët para atentatit, si dhe të kaluarën e tij.

Një nga pistat kryesore mbetet ajo e konflikteve të mundshme të mëparshme, ndërsa deri tani nuk ka persona të arrestuar dhe motivi i vrasjes nuk është bërë ende i ditur./ CNA

 





Lajmet e fundit nga