Mbyllen fjalimet/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, prote...
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, prote...

Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë sesa një institucion për të ruajtur dhe mbajtur regjistrat e pronave të shqiptarëve, është kthyer në një grup kriminal që grabit ditë e natë pronat. Nuk po flasim për 35 vite histori, kur punonjësit e këtyre zyrave, të kadastrave, hipotekave, bëjnë rolin e hipotekarit, por në fakt, këta janë kriminelët që kanë vjedhur prona. Kanë shkruar mbivendosje. Kanë abuzuar, kanë marrë detin, i kanë gjetur pronar. Kanë marrë lumin, i kanë gjetur pronar. E kanë vjedhur tokën e shtetit për t’ia dhënë një pronari. Ua kanë dhënë kriminelëve, banditëve, kanë vjedhur për vete.
Politikanët, se qytetarët hallexhinj i kanë shtëpitë me mbivendosje. Nuk iu gjenden letrat. Nga këta hipotekarët tanë, të cilët në fakt paguhen nga taksat e shqiptarëve për t'iu vjedhur pronat. Janë një grup i strukturuar kriminal me pagesë brenda shtetit që vjedhin, abuzojnë 24 orë pa ndaluar, pronat e shqiptarëve. Rastet e fundit në lidhje me hetimet që SPAK bëri për AKSHI-n, ku përtej milionave të eurove dhe tenderave, më skandalozi ishte rasti i çështjes së pronave. Se si një pronë ishte marrë, ishte tjetërsuar në emër të një individi dhe ishte zhdukur historia. Pra, dy biznesmenë bëjnë një marrëveshje për një shitje prone, por tjetri e merr, e legalizon pa paguar paratë dhe e bën në emrin e tij duke fshirë historikun e asaj prone të blerë nga biznesmeni tjetër.
Ndodh në Shqipëri, po ndodh.
Nuk ua grabitën pronat qytetarëve dhe ua mbivendosën?! A nuk shkuan dhe legalizuan atje nuk ku nuk legalizohej?! A nuk hipotekuan atje ku nuk hipotekohej?! Gjoja me vendime, me harta, me manipulime, me grisje fletësh të tëra. Krimi më i madh që u është bërë shqiptarëve është ai me pronën. Sepse kanë punuar, kanë derdhur djersë dhe nuk e gjejnë dot. Pa folur pastaj për ato dokumentet false në regjistrat e hipotekave, që i kanë bërë prapë këta hipotekarët tanë. SPAK po heton dhe përtej një rasti të veçuar, që është bërë zhurmë mediatike për shkak të personazheve publike të përfshira. Ne nuk po përmendim emra, as biznesmenësh, as humbësish, as përfituesish. Sepse humbësit më të mëdhenj janë shqiptarët në shumicën e tyre, që iu janë vjedhur pronat, iu janë manipuluar pronat, iu janë mbivendosur pronat.
Më i humburi nga të mëdhenjt e më të mëdhenjve, është shteti shqiptar. Sërish shqiptarët, ku pronat e tij janë grabitur nga individë, nga kriminelë, nga banditë, nga hipotekarët tanë për 35 vite masakër pronash. Diktatura ishte, Enveri ishte kriminel. Por shteti i ruajti i kishte në arkiva pronat. Dhe në Shqipëri kriminale është që iu vidhen pronat qytetarëve, i vidhen shtetit, i vidhen kishës, i vidhen xhamisë. Hajdutëri dhe batërdi nga hipotekarët tanë. SPAK po vazhdon hetimet. Nuk është ai rasti që u bë publik e gjitha ç’ka ndodhur në hipotekë. Ai institucion duhet të shkundet që nga Korça deri në Durrës, nga Shkodra deri në Sarandë. Nga Gjirokastra në Lezhë, e nga Kukësi në Vlorë. Kudo. Përtej mbivendosjeve të ndodhura me pronat, falsifikimeve dhe vjedhjeve dhe sidomos në Tiranë, në kryeqytet aty ku dhe vlera e pronës është më e madhe. Dhe gjithashtu në zonën bregdetare ku vlera e pronës është më e madhe për shkak të investimeve në turizëm tashmë.
Hajdutëria dhe batërdia e pronave, e bërë nga hipotekarët tanë, është një krim i bërë në vazhdimësi nga njerëz në bashkëpunim. Një individ i vetëm nuk mundet dot të tjetërsojë një pronë. Por duhet ta bëjë në bashkëpunim me atë që ka regjistrin, me atë që lëshon dokumentin, me atë që hedh firmën, me drejtorin rajonal, me drejtorin e përgjithshëm, me arkivin, me gjithçka. E pra, ne kemi të bëjmë me një grup kriminal në shtet që e ka emrin Hipotekë ose Kadastra, me emrin e ri. Një grup kriminal me hipotekarë, a me kadastrarë, që kanë grabitur ditë e natë, papushim pronat e shqiptarëve. Dhe SPAK në qoftë se duhet t'i hyjë një institucioni me themel, ajo është Kadastra e Shqipërisë.
Ku jo vetëm këto vitet e fundit, por prej 35 vitesh janë bërë krime duke vjedhur pronat e shqiptarëve, duke i grabitur ato, pa ndryshuar aspak nga kriminelët e zakonshëm. Jo ata të rrugës, po ata të organizuarit, me laps e me letër, që trafikojnë drogë e pastrojnë para në ndërtim. Ndërsa këta i grabisnin pronat dhe përfitonin para korrupsioni më pas, për të pasur pasuritë e tyre duke grabitur pronat e shqiptarëve./CNA
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...