Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Vetëdorëzohet pas dy muajsh shtetasi në arrati
Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur n...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të tetë të pandehurve:
Aleksandër Laho, alias Rumi, i dënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.
Vullnet Muça, alias Vullnet Kondi dhe Vullnet Muharremi, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, që nga data 2.10.2025, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.
Agron Bejdolli, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, i akuzuar për veprat penale: “Mashtrim”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal. “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Vlash Brahja, i padënuar më parë, i hetuar nën masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në datën 04.2026, dhe në vijim nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Artur Isaku, i padënuar më parë, i hetuar në gjendje të lirë, i akuzuar se ka kryer veprat penale të:
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal nga persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Mikel Zaho, i padënuar më parë, i hetuar në gjendje të lirë, i akuzuar se ka kryer veprat penale të:
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal nga persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet.
“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Ermira Avdyli, hetuar me masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” që nga data 1.10.2025, e ekzekutuar, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, akuzuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë të lëshojnë dokumentet, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 i Kodit Penal.
Urim Agasi, i padënuar më parë, hetuar në gjendje të lirë, akuzuar për veprat penale të “Mashtrim”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, të Kodit Penal.
Hetimi ka provuar se të pandehurit Vullnet Muça dhe Aleksandër Laho kanë krijuar dhe drejtuar një strukturë të mirëfilltë kriminale, ku bashkëpunimi i mbi tre personave shërbente për kryerjen e disa krimeve kundër pasurisë etj. Pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal rezultojnë të jenë edhe shtetasit, Agron Bejdolli, Vlash Brahja, Mikel Zaho, Artur Isaku si dhe persona të tjerë të paidentifikuar nga hetimi. Falë këtij bashkëpunimi të posaçëm, të pandehurit kanë bërë të mundur që të falsifikojnë masivisht dokumente të pronësisë së paluajtshme, t’i regjistrojnë ato në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës, duke përvetësuar qindra mijëra metra tokë në zonat e bregdetit. Aktiviteti kriminal është shtrirë në vite dhe është mbështetur nga zyrtarë të ndryshëm, të cilët kanë pasur si detyrë hartimin e dokumenteve të pronësisë dhe më tej regjistrimin në AKSH.
Sipas hetimit, të pandehurit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça kanë ideuar dhe materializuar skemën kriminale të tjetërsimit të pronave shtetërore ose të papretenduara nga ish-pronarët, të cilat ndodheshin në zonën bregdetare të rrethit Durrës. Këta persona e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në zonën Shijak-Kepi i Rodonit. Për të arritur qëllim e tyre, tjetërsimin e pronave përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), duke shfrytëzuar njohjet dhe influencën e tyre në këtë zonë, kanë arritur të identifikojnë familjet bujqësore, kryefamiljarët e të cilave ishin në moshë të madhe, me nivel arsimor të ulët dhe në gjendje të vështirë ekonomike. AMTP-të e tyre do t’i shfrytëzonin për të tjetërsuar pronat shtetërore. Për këtë qëllim ata kanë bashkëpunuar me punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, në sektorët e regjistrimit dhe të arkivës të cilët u kanë siguruar atyre informacion mbi pasuritë që ishin në pronësi të shtetit dhe të pandara nga komisioni i ndarjes së tokës në fshat si dhe t’u vendosnin në dispozicion dokumentet AMTP, të personave që kishin identifikuar më parë, origjinalet e të cilëve ndodheshin në arkivën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Pasi i kanë falsifikuar AMTP-të, kanë prodhuar dokumente të tjera tërësisht të falsifikuara, si të prodhuara nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, të cilat kanë arritur t’i integrojnë në arkivën e regjistrimit të pasurive, nëpërmjet punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Ata kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet edhe me persona të tjerë me precedentë penalë në fushën e falsifikimit në qytetin e Tiranës. Roli i Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës si ideatorë dhe financues të aktivitetit kriminal del qartë në të gjitha bisedat që këta shtetas kanë zhvilluar midis tyre në platformën SkyECC.
Sipas hetimit, i pandehuri Agron Bejdolli ka shërbyer si koordinator dhe ekzekutues i aktivitetit kriminal. Ai siguronte prokurat e posaçme, mbante kontakt me noterët, kryente aplikimet në sportelet e ish-Z.V.Rr.P.P Durrës dhe në disa raste bënte edhe tërheqjen e parave nga llogaritë bankare të “shitësve”. Ai merrte urdhra nga të pandehurit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça lidhur me veprimet që do të kryente për çdo pasuri të falsifikuar.
I pandehuri Vlash Brahja rezulton i përfshirë në katër episode konkrete, përfshirë shitjen e një pasurie dhe veprime në zyrën e regjistrimit të pasurive, ndërsa babai i tij ka angazhuar avokat për të kërkuar përmes procesit gjyqësor, pronësinë e një pasurie rreth 110 ha, transkriptimi i së cilës ishte falsifikuar me urdhër të Aleksandër Lahos.
Të pandehurit Mikel Zaho dhe Artur Isaku, në cilësinë e juristëve kanë regjistruar në sistemin elektronik të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës, dhe kanë prodhuar kartela të falsifikuara për të gjitha pasuritë e lartpërmendura. Këta të pandehur për shkak të funksionit të tyre si juristë në ASHK, kanë manipuluar veprimet në sistemin elektronik duke integruar pasuritë, dokumentet e të cilave janë tërësisht të falsifikuara, në aplikimet për pasuri të ligjshme. Këta persona nëpërmjet veprimeve të tyre të kundërligjshme, kanë ndihmuar të pandehurit Aleksandër Laho, Vullnet Muça dhe Agron Bejdolli të legalizonin regjistrimin e pronave, dokumentet e të cilave ishin të falsifikuara si dhe t’i tjetërsonin përmes shitjes.
I pandehuri Artur Isaku ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal dhe kjo provohet nga të dhenat e përftuara nga SKYECC, deklarimet e J. Me. etj., këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit të telefonit të Agron Bejdollit etj.
Edhe i pandehuri Mikel Zaho ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga të pandehurit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, bazuar kjo në të dhënat e përftuara nga aplikacioni SKY ECC, këqyrjet e telefonave dhe deklarimet e J.M. etj.
Hetimi ka vërtetuar përtej çdo dyshimi se kanë qenë juristët Mikel Zaho dhe Artur Isaku, punonjësit që kanë lënë gjurmë digjitale të kryerjes së veprimeve të paligjshme me pasuritë objekt të hetimit. Këta persona përmes veprimeve të tyre të kundërligjshme kanë ndihmuar të pandehurit Aleksandër Laho, Vullnet Muça dhe Agron Bejdolli të legalizonin regjistrimin e pronave dokumentet e të cilave ishin të falsifikuara dhe që ligjërisht kishin pronë shtetërore.
Të pandehurit Mikel Zaho dhe Artur Isaku kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 dhe nenin 72, pika të ligjit 33 të vitit 2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (ndryshuar me ligjin nr. 9/2016, datë 11.2.2016).
Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur n...
Partia e Lirisë ka publikuar këtë të martë një letër të is...
Studentë elitarë e pedagogë të Europës u mblodhën në Kryeg...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë ...
Protestuesit janë zhvendosur te Drejtoria Vendore e Polici...
Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe për...
Në Kuvend janë zhvilluar debate mes deputetit të PD-së, Kl...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur për mediat jash...
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
Ka pasur tensione në protestën para Parlamentit. Bëhet me...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në seancën e sotme njof...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin ...
Protesta para Kuvendit vijon prej më shumë se një ore, ndë...
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...
Ndotja e mjedisit në Shqipëri ka kaluar përmasat e një sfi...
Një pallat në një kompleks në Laprakë është përfshirë nga ...
Një protestë është paralajmëruar paraditen e sotme para Ku...
Këtë të hënë është ndarë nga jeta ish-pedagogu i njohur Il...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...