web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekretohet ligji për amnistinë penale/ Ja sa persona do të lirohen menjëherë nga burgu

30 Qershor 2026, 11:32, Aktualitet CNA

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin “Për dhënie amnistie”.

Sipas ligjit, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, mes tyre 11 gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë 869 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Kujtojmë se projektligji u miratua në Kuvend me 84 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim. Në votim ishte i pranishëm edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. /CNA





Lajmet e fundit nga