web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

La gjurmë në përkthim dhe leksikografi/ Ndahet nga jeta ish-pedagogu i njohur

29 Qershor 2026, 22:38, Aktualitet CNA

La gjurmë në përkthim dhe leksikografi/ Ndahet nga jeta

Këtë të hënë është ndarë nga jeta ish-pedagogu i njohur Ilo Stefanllari.

Lajmi i hidhur u njoftua nga Fakulteti i  Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ku punoi për shumë vite  pranë Departamentit të Gjuhës Angleze.

Stefanllari njihet për një kontribut të vyer në fushën e përkthimit dhe leksikografisë, ndërsa u mësoi gjuhën angleze brezave të studentëve.

“Prof. Dr. Stefanllari i përkiste atij brezi pedagogësh që formuan dhe edukuan me përkushtim të lartë breza të tërë studentësh. Krahas veprimtarisë së tij pedagogjike, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën e leksikologjisë dhe hartimit të fjalorëve dygjuhësh, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e studimeve të gjuhës angleze në vendin tonë.

Për profesionalizmin, urtësinë dhe humanizmin e tij, ai do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje nga kolegët dhe studentët.

Kontributi i tij në arsimin universitar mbetet një trashëgimi e çmuar për institucionin tonë.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të.

U prehtë në paqe!”,-theksohet në njoftim./CNA





Lajmet e fundit nga