Mjekë specialistë nga Greqia vizita falas/ Aktivitet humanitar mjekësor nga Mitropolia e Korçës
Mitropolia e Shenjtë e Korçës njofton organizimin e një ve...

Politologu Afrim Krasniqi ngriti sot pikëpyetje lidhur me projektet arkitekturore që zhvillohen në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shprehet se kryeministri Edi Rama përzgjedh vetë arkitektët, studiot, projektet, jurinë, fondet mbështetëse, dhe klientët që duhet të paguajnë për projektin dhe arkitektët.
Krasniqi sjell edhe rastin e një projekti për një prej kullave më të mëdha në vend, që sipas tij, meriton një hetim të plotë.
Politologu liston pesë pyetje që meritojnë një përgjigje hetimore në kontekstin shqiptar.
Në fund, Krasniqi thekson se aktet antikorrupsion dhe standardet e shtetit të së drejtës nuk maten me hetimet ndaj qytetarëve që kanë kryer lidhje të paligjshme elektrike në pamundësi pagese të faturave mujore, por me hetimin e zyrtarëve të lartë.
Postimi i plotë:
Për të fituar dhe realizuar ligjërisht një projekt arkitekturor në Shqipëri, një investitor ose studio e huaj arkitekture duhet të regjistrohet në QKB, të ekuivalentojë licencën e saj profesionale pranë Ministrisë së Infrastrukturës (ose Urdhrit Profesional), dhe të fitojë të drejtën e projektit përmes tenderave publikë ose kontratave private. Ky është ligji. Por në Shqipëri kemi kryeminister pastaj kemi ligj. Ai i përzgjedh vetë arkitektët, studiot, projektet, jurinë, fondet mbështetëse, dhe klientët që duhet të paguajnë për projektin dhe arkitektët. Ky është dyshimi dhe kjo është akuza e përsëritur vazhdimisht në biseda informale me kompani private dhe zyrtarë të lartë, por tashmë edhe të dokumentuar nga vetë kryeministri në botimin me parathënien e tij që ai e prezanton me arrogancë në takimet dhe mediat ndërkombëtare, “The Albanian Files”.
Ja njëri prej shënimeve, - bëhet fjalë për projektin me kullat më të lartë në Shqipëri.
“Benedetta Tagliabue më shkroi duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t’i jepej kryeministrit të Shqipërisë. I thashë, sigurisht. Pesë minuta më vonë, më kontaktoi Kryeministri, duke më pyetur nëse mund të vija në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti. Kili është shumë larg nga çdo vend, ndaj i thashë se gjëja më e mirë do të ishte të bëja një ndalesë në Shqipëri gjatë udhëtimit tim të ardhshëm në Europë. Ai udhëtim do të zhvillohej pas dy javësh, për shkak të një vizite në kantierin e ndërtesës EDP në Lisbonë. Kështu, në ditët e fundit të majit, arrita të kaloja rreth njëzet e katër orë në Shqipëri. Që atëherë, jam kthyer edhe katër herë”.
Pa paragjykuar arkitektin, profesionalizmin dhe sinqeritetin e tij, i cili ia vlen të vlerësohet, në kontekstin shqiptar pyetjet që meritojnë përgjigje nga SPAK:
1. A kemi të bëjmë me një rast konkret të abuzimit me detyrën apo së paku, me indicie për hetim për abuzim me detyrën?
2. A mund të ligjërohet si normalitet kontaktimi personal i KM për një kompani private të painteresuar për ta sjell atë në Tiranë, për t’i siguruar një ose më shumë projekte, për ta lidhur me firmën financuese (klientin) dhe për ta miratuar më pas si titullar ekzekutiv i jurisë/palës shqiptare të gjitha aktet pasuese të projekteve?
3. A mundet që drejtuesi i SPAK të lajmërojë në telefon një firmë për të ardhur në SPAK dhe për të fituar tendera? Nëse jo, a mundet që SPAK ta lejojë që një gjë e tillë të ndodh me zyrën më të lartë ekzekutive dhe politike në vend, zyrën e kryeministrit?
4. Neni 26 i VKM 830/2013 ndalon anëtarët e qeverisë, ku bën pjesë edhe kryeministri “të zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”. Në rastin konkret, KM duhet të ketë stafin e tij të kabinetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm prezent dhe të dokumentojë takimin në protokoll. A ka ndodhur një gjë e tillë në këtë dhe raste të tjera të ngjashme?
5. Nëse firma ndërtuese/realizuese rezulton se është subjekt i masave të SPAK dhe GJKKO kundër krimit të organizuar, a do të thellohen hetimet për të hetuar lidhjet midis firmës (klientit), studios së arkitektit të përzgjedhur nga titullari i qeverisë dhe raportet/marrëveshjet formale dhe informale midis tyre?
Kaq për tani.
Aktet antikorrupsion dhe standardet e shtetit të së drejtës nuk maten me hetimet ndaj qytetarëve që kanë kryer lidhje të paligjshme elektrike në pamundësi pagese të faturave mujore, por maten me hetimin e zyrtarëve të lartë që kontrollojnë/(keq)përdorin postin, shtetin, institucionet, vendimmarrjen, buxhetin, pronën publike dhe mandatin për lidhje korruptive, klienteliste, abuzive dhe minuese ndaj demokracisë funksionale dhe transparencës publike./CNA
Mitropolia e Shenjtë e Korçës njofton organizimin e një ve...
Erion Veliaj është shoqëruar sot me një leje 48-orëshe për...
Avokati Kujtim Cakrani nuk do të jetë më përfaqësues ligjo...
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, njeriu që ësh...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka bërë ...
Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur pun...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Carlo Bollino ka dalë sërish kundër protestuesve, duke u s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sot...
Mijëra qytetarë po vijojnë përmes marshimit protestën e 29...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të premte që prej orës ...
Aktivisti i njihur Andi Tepelena mbajti pasditen e sotme n...
Mijëra qytetarë janë bashkuar edhe këtë të diel në Tiranë,...
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...