web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dorëheqja e Ali Babës me 40 hajdutë”/ Aktivisti-Ramës: Nuk je në aleancë me shqiptarët, por me oligarkët

28 Qershor 2026, 20:17, Aktualitet CNA

“Dorëheqja e Ali Babës me 40 hajdutë”/

Aktivisti i njihur Andi Tepelena mbajti pasditen e sotme një fjalim para mijëra qytetarëve të mbledhur për protestën e 29-të.

Në fjalën e tij, Tepelena u shpreh me tone të ashpra se kryeministri Edi Rama nuk është në aleancë më shqiptarët, por me oligarkët dhe emrat e krimit.

Sipas aktivistit, qytetarët vuajnë ende prej një sërë vendimmarrjesh, nga pronat, te mungesa e transparencës dhe shpezimet e kryeministrit për kapriçot e tij.

“Dorëheqja e Ali Babës me 40 hajdutët. Ky antishqiptar nuk është në aleancë me shqiptarët, por me oligarkët, krimin, antishqiptarët. Bën ligje antishqiptare. Kërkon të shesë pronën të huajve, është një projektligj që po qarkullon dhe me urgjencë të paparë, do tja japë të huajve. Shqiptarët ende vuajnë ligjin 7501. U lanë shqiptatët pa pronë. Ai ka ndërtuar kopshtin e Edenit. Nuk ka transparencë si e ka paguar. FZHSH nuk e kemi bërë ne thotë. Atëherë si e ka bërë.. Rama punon me oligarkët shpenzon për kaprico 4 mln euro”,-tha Tepelena./CNA





Lajmet e fundit nga