“Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten”/ Korreshi denoncon ndotjen në Lushnjë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale i ka replikuar një qytetari lidhur me intervistën për Financial Times dhe për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.
Rama shprehet se togfjalëshi “F*ck you”, nuk i drejtohej shqiptarëve po ishte një përgjigje ndaj atyre që, sipas tij, e kanë akuzuar prej vitesh pa prova.
Qytetari më tej ka shprehur kritika për shëndetësinë dhe ka sjellë rastin e babait të tij, për të cilin thotë se humbi jetën nga kanceri i mëlçisë pas trajtimit në Shqipëri.
Për rastin e babait të qytetarit, Rama tha se sipas informacioneve që kishte marrë, ai nuk ishte trajtuar asnjëherë në një spital publik, por fillimisht në një spital privat në Shqipëri, përpara se të kurohej në Vjenë.
Lidhur me kritikat për shëndetësinë, Rama deklaroi se sistemi ka pësuar një "transformim epokal" gjatë dekadës së fundit, megjithëse tha se ka ende nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Në fund të reagimit, Rama ka ritheksuar qëndrimin e tij ndaj kërkesës për dorëheqje, duke deklaruar se mandati i tij vjen nga vota e qytetarëve dhe se do ta respektojë “kontratën me popullin” deri në vitin 2029.
Kreu i qeverisë shtoi se pas përfundimit të protestave aktuale, do të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve që protestojnë në mënyrë të sinqertë dhe të adresojë kërkesat e tyre.
Replikat e plota:
Qytetari: O Rame, o ndyrësirë, kemi ruajtur etikën gjithë këtë kohë. Po të shkosh në Financial Times, t'i thuash shqiptarëve “fuck you”, kush je ti mor plehrë?
Rama: Më çuan videon e këtij djalit dhe përpara se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar, profesionist, me të cilin më lidh respekti i ndërsjellë.
Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë. Duket qartë edhe në artikull. Kur gazetari i Financial Times më ka pyetur si i përgjigjesh ti atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë, i thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon pa pushim me vite, vite, vite dhe s'ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë provë.
Nga një orë bisedë e lirë, gazetari zgjodhi pikërisht atë fjali. Po unë nuk jam pishman.
Qytetari: A e kupton që unë që flas, jam ngritur kur babai im i ndjerë, që ishte nga njerëzit më të nderuar, më të njohur në Tiranë në Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë, nga kanceri i mëlçisë, sepse mjekësia në nivelin ku e ke lënë ti e kuronte për ulçer, o plehrë.
Rama: Më erdhi sinqerisht keq dhe përpara sesa të përgjigjesha, u interesova për rastin. I ndjeri babai i këtij djalit nuk ka shkelur asnjëherë në asnjë spital publik të Shqipërisë, po fillimisht është kuruar në një spital privat diku këtu e 10 vjet më parë. Dhe djali ka shkuar shumë larg bashkë me valën e këtij revolucionit imagjinar të bulevardit. Urrejtja politike dhe furia e algoritmit e kanë bërë të më fajësojë mua publikisht pas 10 vjetësh, kur i ati që nuk u shërua dot në Tiranë nga kanceri i mëlçisë dhe ndërroi jetë në Vjenë, kthehet në skenë për t'u përdorur si mish për top.
Qytetari: Dhe si babai im, janë me mijëra shqiptarë që vuajnë, që bëjnë cirqe botës, sepse shëndetësia është në atë pikë që ti e ke lënë në këto 13 vite qeverisje, sepse i keni vjedhur të gjitha paratë...
Rama: Këtu shkon edhe më tutje djali. I bën mijëra e mijëra shqiptarët që sipas tij vdesin rrugëve të botës sepse në këto 13 vite shëndetësinë e paskam kthyer unë në pikën e vdekjes, ndërkohë që transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal, më i madh sesa i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura së bashku. Dhe këtë nuk e them unë, po e thonë faktet. Ndërsa unë them po, shëndetësia ka nevojë për shumë, më shumë akoma.
Qytetari: Dhe ti ke guxim t'i thuash popullit “fuck you”? Po populli ta ka thënë me kohë çfarë të kesh, ku t'i mbajë pragu i derës. Mos u kruaj me popullin, mos i jep gojës, ik një orë e më parë, boll u talle me njerëzit, boll i linçove njerëzit një nga një.
Rama: Jo popullit jo. Jo popullit, se as ky djali dhe as ata që u djeg ajo fjala pasi më akuzojnë dhe më shajnë si të dalë duarsh dhe mendsh, as nuk janë populli, as nuk flasin dot në emër të popullit sepse populli flet vetë kur i vjen radha. Dhe ka folur kur ishte dita, do flasë përsëri kur t'i vijë dita. Ndërsa ata njerëzit një nga një, askush nuk i ka linçuar. Thjesht janë ekspozuar për t'u çmaskuar me fakte si individë shoqërisht të rrezikshëm apo si manipulatorë të paskrupullt. Jo me shpifje, jo me sharje, si këto llafet më të ulëta të rrugës që janë bërë tani norma e ditës dhe që në këtë rast turpërojnë dhe babain e ndjerë.
Qytetari: Është e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerri ato video, ato foto të njerëzve privat që kanë një mijë halle.
Rama: Jo jo, asnjë video dhe asnjë foto private njerëzish privatë, po materiale publike individësh, disafytyrësh që nuk kanë një mijë e një halle, po kanë axhenda lloj-lloj për të manipuluar publikun duke gënjyer dhe besuar dhe vetë gënjeshtrat e tyre se ashtu ua do puna. Njësoj si ky djali këtu.
Qytetari: Ti i hip helikopterit, ti dhe familja jote, kush janë njerëzit, puna jote, drejtues të shtetit, hypin avionit, kurohen jashtë. Kështu që mbylleni gojën, të paktën mos kaloni në këtë gradë sepse do e ktheni personale me çdo njeri që është aty.
Rama: Kush e di si më ngatërron, po unë personalisht jam shtruar dy herë dhe kam bërë dy ndërhyrje në trupin tim në spitalin shtetëror. Ndërkohë që familja ime kurrë, kurrë nuk ka përdorur as helikopterë, as avionë, as fondet e shtetit as për hall dhe as për qejf. Çdo udhëtim privat i yni është i paguar nga buxheti familjar, gjithmonë në ekonomik.
Qytetari: Tani është momenti t'i japësh dorëheqjen dhe qytetarët ta marrin Shqipërinë në dorë, siç i takon një Shqipëri pa korrupsion, ku qytetarët nuk duhet të shkojnë çdo cep të botës të kurohen sepse ti e ke lënë mjekësinë në këtë pikë.
Rama: Jo jo, jo jo. Jo sepse unë jam i lidhur me një kontratë me tjetërkënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029-ën. Dhe dua t'i siguroj këtu të gjithë ata që janë sinqerisht dhe nuk kanë parti apo para nga pas, për të yshtyr këtë protestë, se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet dhe zemërimin e tyre me këto personazhe të padinjitetshme, që turpërojnë me xhelozinë tonë publike. Por, me të neutralizuar një të keqe shumë të madhe dhe me shumë koka që e ka kapur për fyti protestën. Padiskutim që unë do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve, të njerëzve pavarësisht nga çfarë kahje vijnë që duan të dëgjohen dhe do t'ju them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar, dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që së brendshmi, sinqerisht, i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për t'u dëgjuar, dhe po ashtu drejt admirimit për ata që protestojnë edhe në emër të tyre, pikërisht për arsyet e kësaj nevoje. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Momente tensioni dhe përplasje janë regjistruar para Kryem...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Por kjo është vetëm gjysma më e lehtë e betejës së saj me ...
20% e kantiereve të ndërtimit nga totali i 338 prej tyre t...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti ka ...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...
Një nga protestuesit në tubimin para Kryeministrisë ka njo...
Protestuesit kanë shfaqur në murët e Kryeministrisë përmes...
Vijon prej dy orësh protesta e qytetarëve në bulevardin “D...
Në protestën e sotme para Kryeministrisë ka marrë pjesë ed...
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë nga Maqedonia e Veriu...
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...
Një magazinë bujqësore është përfshirë nga zjarri ditën e ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e s...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëves...
Një vatër zjarri është raportuar ditën e sotme në Vlorë, p...
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, ësht...
Një udhëtim në njërën prej zonave me historinë, traditën d...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...