Erion Isai rrëfen transformimin e Kolonjës/ Nga investimet urbane te vizioni për turizmin dhe traditën
Një udhëtim në një prej zonave me historinë, traditën dhe ...
Një udhëtim në një prej zonave me historinë, traditën dhe ...

Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera” pa kaluar në procesin filtrues.
Një dhuratë nga rilindja për Sadushin, mikun e gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze, i cili është bërë një miliarder me vila e hotele.
Sipas të dhënave nga ILDKPI, deklarimet pasurore të Sokol Sadushit tregojnë një zgjerim të portofolit të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, duke nisur me një apartament në Tiranë dhe duke vijuar me investime e përfitime nga kontrata sipërmarrjeje.
Prona e parë e deklaruar është një apartament me sipërfaqe 186 m² në Tiranë, i blerë në vitin 1998, ku Sadushi zotëron 66% të pronësisë.
Në vitin 2003, ai deklaron blerjen e një apartamenti në Kavajë, financuar përmes një kredie prej 20 mijë dollarësh. Kjo pronë u shit në vitin 2006 për 55 mijë euro.
Në vitin 2003 deklaron edhe një shtëpi në Vlorë, të cilën e zotëron 33%, pronë e përfituar nga trashëgimia, nga e cila përfitonte edhe të ardhura nga qiraja 2400 euro.

Në vitin 2006, Sadushi lidh një kontratë sipërmarrjeje për një apartament me sipërfaqe 99.5 m² në Golem, i cili regjistrohet në pronësi në vitin 2012.

Ndërkohë, në periudhën 2010–2011, legalizohet edhe një apartament me sipërfaqe 81.69 m² në Tiranë, i ndërtuar si shtesë mbi banesën ekzistuese, në deklaratën e vitit 2011 është reflektuar si pagesë e kryer për ndërtim dhe mobilim shuma 2.000.000 lekë.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme pasurore shfaqet në vitin 2017, kur nga kontrata e sipërmarrjes mbi një pronë në Vlorë regjistrohen në emër të Sokol Sadushit dhe bashkëpronarëve disa pasuri të reja.
Pjesa takuese e Sadushit është 33.3% në një garazh 39 m², një njësi shërbimi 86.5 m² dhe pesë apartamente me sipërfaqe 111 m², 90 m², 89 m², 63 m² dhe 62 m².
Po gjatë vitit 2017, apartamenti 89 m² në Vlorë, i përfituar nga kjo kontratë sipërmarrjeje, u shit për 45 mijë euro, ku Sadushi deklaron pjesën e tij takuese prej një të tretës së pronës.

Sipas të dhënave që ai vetë ka deklaruar, kryetari i Gjykatës së Lartë duket si një biznesmen që posedon agjenci imobiliare se sa njeri i drejtësisë. Patundshmëria që ai ka e nxjerr zbuluar përballë drejtësisë që ai trumbeton.
CNA do të vazhdojë të zbardhë pasuritë e Sadushit, i cili prej 10 vitesh është njeriu që drejtoi reformën në drejtësi dhe mori prej saj shpërblimet duke shkuar deri në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë sipas formulave dhe akteve ligjore të bëra nga vetë ai./ CNA
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...