web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme

25 Qershor 2026, 07:07, Sociale CNA

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore, kryesisht në lindje e juglindje, hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë me forcë 1-2 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga