web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rënia e bujqësisë në 2025-n, dobët serrat e drufrutorët, në rritje perimet e njoma

24 Qershor 2026, 14:24, Ekonomi CNA

Rënia e bujqësisë në 2025-n, dobët serrat e

Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritjen ekonomike, me 0.3 pikë përqindje, sipas të dhënave të INSTAT.

Informacioni më i detajuar po nga INSTAT tregon se aktiviteti i serrave ka qenë në rënie, po ashtu dhe gruri, drufrutorët, ullinjtë. Aktivitetet me rritjen më të fortë ishin te perimet e njoma dhe bimët mjekësore.

Në vitin 2025, prodhimi bujqësor në vend, shënoi vlerën 9.731.031 tonë.

Drithërat arritën në 623.957 tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 144.404 tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Perimet regjistruan një prodhim prej 1.445.286 tonë, me rritje 1,5%, krahasuar me një vit më parë. Fieri, Tirana dhe Berati janë qarqet me prodhimin më të lartë me rreth 62%.

Prodhimi i grurit shënoi rënie me 10,1%, ndërsa elbi shënoi rritje me 13,6%, duke arritur në 27.027 tonë.

Bimët mjekësore shënuan rritje përkatësisht me 9,6%, ndërsa prodhimi i patates ka pësuar rënie me 7,2%.

Prodhimi në serra

Prodhimi në serra përfaqëson 22,1% të perimeve gjithsej, por me një rënie nga viti i kaluar prej 0,9%.

Qarku i Fierit (me 155.905 ton), kontribuon me 48,7% dhe Berati (me 97.648 ton) me 30,5% të këtij prodhimi. Qarqet Dibër dhe Lezhë paraqesin një tendencë në rritje krahasimisht me vitin e kaluar, me respektivisht 16,3% dhe 5,1%.

Struktura e perimeve

Perimet e njoma përbëjnë 65,8% të prodhimit total, duke shënuar një rritje prej 1,07%, krahasuar me vitin e kaluar.

Perimet e thata kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin 2024, me 6,7% të prodhimit të kësaj kategorie.

Kategoria e bostanoreve, për vitin 2025 arriti prodhimin prej 366.675 tonësh, duke shënuar rritje prej 5,7%, krahasuar me vitin 2024.

Drufrutorët

Prodhimi i pemëve frutore ishte 253.450 në vitin 2025, duke pësuar rënie prej 12.8%. Nivelin me të lartë të prodhimit e vërejmë në Qarkun Korçë si kontribuesin kryesor (66.178 tonë), pasuar nga Elbasani dhe Fieri.

Në grupin e pemëve farore, molla zë peshën kryesore me 81,8% të prodhimit, ndërsa në grupin e pemëve me bërthamë, kumbulla dominon me 41,0% të prodhimit.

Prodhimi i ullinjve gjatë vitit 2025 arriti në 143.383 tonë me një ulje prej 2,3%, krahasuar me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përfaqësojnë 83,2% të prodhimit total të ullinjve në vend, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të ullirit në Shqipëri.

Prodhimi gjithsej i agrumeve në vend është 59.417 tonë, me Qarkun e Vlorës kontribues kryesor në me 60,9%, të prodhimit gjithsej në vend./ Monitor





Lajmet e fundit nga