web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra/ Moti për ditën e sotme

24 Qershor 2026, 07:08, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Sipas SHMU, moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë celsius.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga