web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

14 Qershor 2026, 07:08, Sociale CNA

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga