Cezari dikur ishte perandor, sot është sallatë
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Revolta e rrugës dhe transformimi politik
1.
Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” janë shprehje të një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh. Ato dëshmojnë një mosbesim të thellë që shkon përtej pushtetit: qytetarët nuk besojnë më as te opozita, as te mediat, as tek elitat ekonomike apo ato universitare/akademike. Në thelb, sot po kontestohet vetë funksionimi i sistemit.
2.
Shtrirja e protestës në diasporë e bën këtë realitet edhe më të qartë. Ajo nuk lidhet thjesht me një vendim apo projekt specifik; është revoltë ndaj një modeli zhvillimi që nuk prodhon mundësi për shumicën. Një model që dëbon çdo vit mijëra të rinj përmes emigrimit dhe që perceptohet si një mekanizëm që ecën vaj për një pakicë, por ka ngecur për pjesën tjetër të shoqërisë.
3.
Ajo që ndihet në ajër është kërkesa emergjente për ndryshim. Veçse ndryshimi nuk duhet ngatërruar me hakmarrjen. Nëse thirrjet për burg shndërrohen në kërkesë që drejtësinë ta japë turma, atëherë rrezikojmë të kthehemi pas në kohë. Shqipëria e ka provuar një herë logjikën ku armiku shpallej në shesh dhe vendimi jepej para se të fliste gjykata. Pasojat e asaj kulture politike i kemi paguar për dekada, duke ndërtuar komunizmin më të egër në gjithë Lindjen Komuniste.
4.
Prandaj, përtej logjikës klasike të revolucioneve historike që shembin gjithçka për të sjellë shpesh një arbitraritet të ri, kapërcimi i kësaj krize kërkon një transformim të thellë institucional, jo shpërbërje të shtetit. Ndryshimi i vërtetë rrënjësor nuk vjen kur institucionet zëvendësohen nga sheshet, por kur ato çlirohen nga kapja politike dhe fitojnë besimin e qytetarëve, duke forcuar shtetin e së drejtës. Një thënie e njohur e John F. Kennedy-t mbetet fatkeqësisht aktuale: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm.” Pikërisht këtu duhet të fillojë kthesa.
5.
Mjaftimi i shumicës me një deklaratë formale se "respektohet e drejta e protestës", duke numëruar protestuesit e duke pritur që njerëzit t'i largojë vapa, Botërori apo lodhja, është sa naiv, aq edhe i rrezikshëm.
6.
Edhe opozita përbalhet me një mesazh të qartë. Për vite me radhë atyre që votojnë u është ofruar zgjedhja: ose me njërin, ose me tjetrin. Protestuesit po thonë: as me njërin, as me tjetrin. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk ka ngritur probleme reale apo nuk ka bërë denoncime të forta e protesta. Por protesta e këtyre dy javëve po dëshmon se ekziston një segment i gjerë qytetarësh që nuk gjejnë më përfaqësim te aktorët ekzistues politikë. Kjo kërkon reflektim, rinovim dhe aftësi për të qenë në sinkron me situatën. Nëse deri tani ka munguar vullneti për të luftuar korrupsionin, klientelizmin dhe monopolet, pyetja që shtrohet sot është: a mund të krijohet një vullnet i ri politik? Një model ku suksesi varet nga meritokracia dhe ku tregu nuk deformohet nga privilegjet e pushtetit.
7.
Pyetja e madhe që qëndron pezull mbi sheshe është nëse ky presion i rrugës do të mbetet një lëvizje amorfe presioni, apo do të ketë guximin dhe pjekurinë të marrë formën e një lëvizjeje të re politike. Historia na mëson se revolta pa organizim thjesht riciklon elitat e vjetra. Që ky vrull të mos tretet si valë e radhës, ai duhet të kapërcejë fazën e refuzimit dhe të kthehet në strukturë: një platformë e re, e lindur nga poshtë, që nuk synon thjesht zëvendësimin e emrave, por transformimin e rregullave të lojës dhe përfaqësimin e asaj Shqipërie që sot nuk e gjen veten në asnjë logo ekzistuese. Çfarëdo që të ndodhë, protesta tashmë e ka ndryshuar Shqipërinë.
8.
Reflektim kërkohet edhe nga elita ekonomike. Debati nuk është nëse duhet ndëshkuar suksesi apo kapitali, por sa i ndershëm është tregu. Kur hendeku mes fituesve dhe humbësve thellohet në mënyrë të frikshme, sistemi rrezikon të shpërthejë. Ashtu sikundër komunizmi i egër la pasoja, edhe kapitalizmi i egër ka kostot e veta sociale. Biznesi i madh (oligarkët) duhet të shkëputet nga varësia ndaj tenderëve publikë dhe favoreve politike, duke u orientuar drejt përgjegjësisë sociale, rritjes së dinjitetshme të pagave dhe konkurrencës së pastër.
9.
Reflektim kërkohet edhe nga universitetet dhe akademia. Në shumë prej debateve më të rëndësishme publike, zëri i ekspertizës ka munguar ose ka qenë i zbehtë. Një shoqëri nuk mund të mbështetet vetëm te politikanët dhe analistët. Vendi ka nevojë edhe për mendimin kritik të studiuesve, profesorëve dhe institucioneve akademike, që të ofrojnë zgjidhje shkencore për rënien demografike, si dhe për reformat zgjedhore, territoriale, ekonomike e arsimore.
10.
Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga debatet banale e të pafundme në media; ata kanë nevojë për informacion, jo për propagandë; për analiza, jo për etiketime. Media duhet të kthehet te misioni i saj: investigimi, verifikimi i fakteve dhe mbajtja e pushtetit në skaner. Ajo nuk mund të jetë as zëdhënëse e qeverisë, por as gjykatë popullore që bën linçime digjitale.
11.
Natyrisht, në çdo protestë masive ka zemërim dhe emocione që herë pas herë kalojnë në teprime. Por pakënaqësia legjitime nuk mund të justifikojë dhunën verbale apo linçimin e kujtdo që mendon ndryshe, qofshin këta edhe gazetarë të identifikuar si mbrojtës të qeverisë. Liria e shprehjes është elementi themelor që e ndan një protestë qytetare nga anarkia. Linçimi është e kundërta e protestës paqësore.
12.
Ndryshimi nuk ka qenë kurrë i lehtë; ai kërkon durim, sakrificë dhe pjekuri. Por sot, përgjegjësia kryesore bie mbi ata që kanë timonin e vendimmarrjes. Historia tregon se krizat e mëdha nuk zgjidhen duke pritur që koha t'i zbehë ato. A do të lexohet në kohë mesazhi i protestës për ndryshim, apo do të vijohet me të vjetrën, duke pritur që stuhia të kalojë vetvetiu?!
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...
Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që ...
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është rizgjedh...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...