Protestë homosapiens apo homoseksuale?
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...

Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto dy parti që në ’90 thirrshin: “Poshtë komunizmi”, dhe për 35 vite nuk i dënuan këto krime!
914.000 vite burg politik bënë të burgosurit politikë shqiptarë për një Shqipëri të re europiane, jo për vazhdimësinë staliniste!
6000 shqiptarë e shqiptare u pushkatuan dhe ju zhdukën kufomat, dhe për 35 vite Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që i vrau, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre!
35 vite që këto dy parti staliniste nuk mbajtën një minutë heshtje në parlament për këta korifej të demokracisë, por krenoheshin se demokracinë e sollën bijtë e komunistëve!
Këto dy parti staliniste e kapën demokracinë për fyti dhe nuk e lejonin as të jetojë, as të vdesë!
Zgjedhjet e vazhdueshme gjatë këtyre tre dekadave treguan se kjo klasë politike ka dështuar në zhvillimin e demokracisë dhe e ka kthyer sistemin demokratik nga pluralist në një sistem monopartiak, duke përdorur të gjitha elementët e autokracisë së komandimit me anën e sundimit të forcës së pushtetit dhe shkatërrimit të institucioneve të votës së lirë dhe barazisë para ligjit.
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të diktaturës në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e institucioneve dhe politikës me enveristët e rinj anglishtfolës.

Shoqëria shqiptare vazhdon të mëkojë shpirtrat e njomë të gjeneratave me ushqimin më pervers të dijeve komuniste nëpër shkolla dhe përsëri ka njohur dështimin e saj në liri. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pandërprerë një ndjeshmëri dhe sensibilitet kriminal; lexuesit dhe shikuesit të saj i tunden para syve qindra mijë faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëve. Gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësve komunistë.
Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona; kurrë nuk u dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur, që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste. Ne na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar.
“Një demokraci pa vlera, – ka shkrue n’ enciklikën Centesimus Annus – mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…” “Shqipëri e re” për të cilën u sakrifikuan shqiptarët që e deshën Shqipërinë më shumë se jetët e tyre!
Kjo protestë madhështore tregoi se rinia shqiptare nuk lejon diktator, ka vrarë frikën dhe po e lartëson Shqipërinë në botë si komb që don lirinë!
“Shqipëri e re” pa dy parti staliniste që nuk ndërtuan demokracinë, por ndërtuan korrupsionin dhe demokraturën e pushtetit!
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...