Fundi i epokës së “llogjeve të Kavajës”
Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, th...

Si fillim, dua t’ju them se ky shkrim nuk u drejtohet patronazhistëve dhe as lulushave.
U drejtohet “dylberave” të opozitës.
Skutheve të saj që flasin lart e poshtë mejhaneve e kafeneve, duke peshuar kontributet e të tjerëve.
Pra, u drejtohet atyre “dylberave” e skutheve që kërkojnë të përcaktojnë kush meriton të jetë në drejtimin e Partisë Demokratike dhe kush jo, ndonëse në ditët kur qëndrimi kushtonte, shumë prej tyre heshtën, bënë llogari ose pritën.
Prandaj para se të flasin për pozicione, duhet të flasin për contribute.
Sepse:
Një parti që nuk di t’i njohë ata që rrezikuan për të në ditët më të vështira nuk ndërton meritokraci.
Kur më 9 shtator 2021 Lulzim Basha shpalli përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, shumica heshtën.
Duket se e keni harruar këtë fakt, por jua rifreskoj unë kujtesën.
Po, heshtën.
Por Flamur Noka reagoi në çast, vetëm pak sekonda më pas.
Nuk pati kohë as për konsultim me Berishën, as për koordinim dhe as për të parë nga do të anonte shumica.
Madje, as në atë moment, nuk dinte ende as cili do të ishte reagimi i vetë Sali Berishës.
Pra, nuk po ndiqte askënd.
Nuk po përsëriste qëndrimin e dikujt tjetër dhe nuk po pozicionohej pasi kishte parë se nga do të shkonte loja.
Ishte një reagim i menjëhershëm, i vetëdijshëm dhe krejtësisht i tij.
Jo një shpërthim i pamenduar, por qëndrimi i prerë i një njeriu që e kuptoi menjëherë peshën e asaj që po ndodhte dhe zgjodhi të mos heshtte.
Ishte qëndrimi i një burri që nuk kishte nevojë të dinte as reagimin e Berishës, as pozicionimin e të tjerëve, për të dalluar të drejtën nga e padrejta.
Në ato çaste, Noka nuk dinte nëse pas tij do të dilte dikush.
Nuk ekzistonte ende Foltorja.
Nuk ekzistonte Rithemelimi.
Nuk kishte turma, mbështetje të provuar dhe asnjë garanci se si do të përfundonte ajo përplasje.
Ai rrezikonte të digjej politikisht, të izolohej dhe të mbetej i vetëm.
Por nuk priti të shihte fituesin.
Nuk u fsheh pas formulimeve të ftohta.
Nuk bëri llogaritë e karriges.
Nuk u soll si ata që presin të shohin nga anon peshorja dhe shfaqen si trima vetëm pasi rreziku ka kaluar.
Reagoi si njeri që nuk e braktis tjetrin pikërisht në çastin kur mbi të bien të gjithë.
Ky është karakter.
Kjo është burrni.
Dhe ky është kontribut i madh politik.
Sepse kontributi nuk matet me sa bukur flet dikush pasi beteja është fituar.
Matet me atë që rrezikon kur askush nuk e di ende si do të përfundojë beteja.
Prandaj, nëse karriera politike duhet të mbështetet mbi kontributin, guximin dhe qëndrimin në momentet vendimtare, Flamur Noka është sot pikërisht në pozicionin që meriton.
Nuk është aty nga ndonjë rastësi.
Nuk është aty nga ndonjë dhuratë.
Dhe nuk është aty nga ndonjë pazar i minutës së fundit.
Është aty sepse, në njërën prej netëve më të errëta të Partisë Demokratike, doli përpara kur shumë të tjerë heshtën, bënë llogari ose pritën.
Ndaj, ta mbash sot në një rol dytësor apo ta lësh jashtë drejtimit të Partisë Demokratike nuk do të ishte “rinovim”.
Do të ishte mohim jo vetëm i kontributit të tij, por i kontributit të gjithsecilit që ka qëndruar deri më sot dhe i kujtdo që do të guxojë të qëndrojë nesër.
Sepse, nëse sakrifica nuk njihet dhe guximi nuk shpërblehet, mesazhi që u jepet të gjithëve është i qartë:
Mos rrezikoni.
Mos dilni përpara.
Prisni të kalojë beteja dhe afrohuni vetëm kur fitorja të jetë e sigurt.
Shkurt e shqip:
Një parti që nuk di t’i njohë ata që rrezikuan për të në ditët më të vështira, nuk ndërton meritokraci.
Ndërton vetëm një radhë të re njerëzish që afrohen pasi rreziku ka kaluar dhe kërkojnë shpërblimin për beteja që nuk i kanë bërë./ CNA
Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, th...
Edhe pse në një rrekje të gjatë e bezdisshme për të na bin...
Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, in...
“Dëgjo këtu, mos u bëj budalla. Servilosu pak!” Kjo isht...
BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka ...
Në fjalën e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së dhe...
Zoti ministër! E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qën...
Duhet ta them që në fillim, deputetja Elisa Spiropali në p...
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...
Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...
Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet...
"Një diktaturë e përsosur ka pamjen e një demokracie, por ...
Jam pro eutanazisë dhe miratimit të një ligji për eutanazinë...
Është përmendur aq shumë herë nëpër shhkrime e citime saqë...
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? ...
Deklarata e Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serb...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...