web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qesh mirë kush qesh i fundit

24 Korrik 2026, 12:14, Editorial Ilnisa Agolli

Qesh mirë kush qesh i fundit

Marr shkas nga një bisedë e fundit me mesazhe me Gonxhen rreth situatës aktuale. E pyeta për Ramën, nëse ishte vetëm frymëmarrja e tij problem apo e gjithë kryesisë? Rri e qetë, ma ktheu. S’na e merr dot frymën as injoranca e as hipokrizia, qesh mirë kush qesh i fundit.

Mbase gjëja më e rëndësishme për Gonxhen është qeni i tij. Mbase gjëja më e rëndësishme edhe për Ramën, është qeni i tij. Në rastin konkret, Gonxhja!

Qentë janë edhe në fokusin e protestës kombëtare. Por këta të fundit nuk ngrihen me pleshta se nuk flenë me qen dhe as kjo e sotmja nuk i qelb të vijnë erë dhjamë dhe do t’i çojë përsëri në këmbë, ashtu si çdo ditë tjetër ndaj mëkateve të neglizhimit të qeverisë, sakaq mua për të përfunduar një shkrim që kisha nisur ditë më parë.

Aktualisht, unë jam në New York. Mendjen e kam në Shqipëri dhe jetën e momentit e bëj me hebrenjtë.

Kur ti merr një vendim si ky i imi, për t’u larguar ca kohë dhe kthen kokën pas, sheh më qartë.  Perspektiva e rrëfen të vërtetën, duke e nxjerrë atë gjithmonë sheshit, si në ato tragjeditë e famshme ku protagonistit i pëlqen më mirë vdekja se një jetë pa nder, pasi me zemërim ka vrarë armikun për të shpëtuar nderin e Republikës dhe më pas veten për të shpëtuar nderin e tij.

Po këto ishin kohëra Otello-sh dhe jo bordellosh si sot. Me kolerë dhe sifiliz nëpër këmbë dhe malarie e meningjit nëpër tru edhe trup.

Çfarë nuk shkon më në atë vend që na shkakton kaq shumë të përziera?

Qesh mirë kush qesh i fundit

Për vite me radhë, unë i shërbeva një Shqipërie që nuk njihja, nga skaji në skaj. Nga Vermoshi në Konispol!

Asgjë nuk më dha ajo tokë e papluguar që i lë gazetarët pa punë, duke u hequr të drejtën e fjalës dhe u vënë emrin që kanë në gojë të tiranëve, pos pasurimit të idealeve që të atyre që si unë me pak fat arrijnë t’i kapërcejnë pengesat serioze të çdo viti. Natyrisht, prej palës tjetër që në kulmin e shkëlqimit mediatik dhe politik jemi duke i parë si po u vjen rrotull murtaja.

Në këtë rast, e eunukëve.

Erdha me shumë trishtim në zemër në Amerikë. Pa para dhe pa projekte të miratuara në ministri.

Padyshim, dashamirët e pushtetit preferojnë të të lënë në errësirë, kur lexojnë te tjetri se nuk është jetëshkrim shkurtër dhe kur nuk i përket vegjëlisë, punët mund të shkojnë edhe më keq.

Por unë u përkas atyre tipave që zhgradimet i urrejnë dhe shkruajnë për to.

Fill në këtë çast, preva një biletë dhe ika. Kështu si për t’i mbushur mendjen vetes se nuk jam e vetmja e kryqëzuar pas Krishtit, vendosa të gjej ca ngushëllim te demostratat e fundit. Ata djem dhe vajza po japin maksimumin dhe kjo më pëlqen. I gjithë ky hidhërim dhe gjithë ato ankesa, plotësisht të merituara të rinisë së fundit të pashtegtuar… atje në bulevardin e atij realiteti Bollywoodi, më bëjnë të kuptoj se nuk jam e vetmja që në jetë dhe në shtet, humbet besimin.

Qesh mirë kush qesh i fundit

Për shembull, Ibseni. Ibseni kryeveprat e tij, i shkroi kur e humbi besimin te njerëzimi. Apo Tolstoi! Edhe Tolstoi njëjtë, në çdo gjë. Edhe unë në media, po aq.

Edhe protestuesit e shkretë që kurrë nuk i mbushën duart me punë nga ajo qeveri, por sot me pankarta, po prapë njëjtë. Historia na ka treguar se kulti i vetëm që mbetet pasi humbet besimi është ai i dashurisë, i cili me të drejtë më bën ta zëvendësoj me atë të neverisë.

Por le t’i kthehemi pak asaj më lart. Dua  t’i këndoj ca Gonxhes sot, siç do të shprehej Noli. Dhe meqë jemi te Noli, të cilin e solla me vete në Amerikë, dëshiroj të ndaj një frazë të shkurtër që më pëlqen shumë; pasi ai përkthen një letër të Gëtes drejtuar Zelterit, për Bethoven ku shkruhet: “Për fat të keq, ai është një personalitet krejtësisht i papajtueshëm. Jo se bën gabim që e shikon botën me urrejtje, por se nuk e bën më të këndshme as për vete dhe as për të tjerët” -njëjtë si Gonxhe, mendova unë duke lexuar. Andaj po të drejtohem nga larg, jo se nuk më dhe projektin që aplikova te ti dhe që u përjarg nga i gjithë kabineti yt, sa faktin e ngjasimit tënd me gjelin majë plehut, të cilin ai stan e quan plot bindje kulturë*. Ça tmerri, ë?

Pse të mos kapardisesh ti? Ti ke lindur me këmishë. Kapardisesh edhe si gjel edhe si qen. Dhe sikur të mos mjaftojë ky kalvar fati, ti kapardisesh edhe si piktor. Rast tipik i atyre që si puna, që piktura u ka lënë uratën prej vitesh dhe ti as si ministër nuk ia zgjove dot ngjyrat. Andaj si mundesh të pretendosh të zgjosh dhe të kultivosh art, në një kohë që të fle diploma rrugëve të Shqipërisë dhe mbete bardh e zi gjithë jetën? Si është e mundur që në një kohë kur situata shoqërore po del nga kontrolli, retorikës tënde i mungon edhe kripa?

Sa e trishtë është e gjithë ç’po shkruaj apo jo?

Qesh mirë kush qesh i fundit

Mbollët kaq dhunë në atë vend, për t’u shërbyer fondeve dhe parave të pista, ndërsa varganët e demonstruesve nga pasiguria dhe frika ua paguajnë çmimin familjarët.

E bëtë ju këtë Shqipëri me taktikat tuaja kinse të dendura me sukses, por në fakt me fryte ja që të paparashikuara.

Tani dua ta mbyll me një kuriozitet nga lagjja që po jetoj në New York, që ti dhe shokët e tu të stanit nuk e dini.

E di ti Gonxhe se seksi i hebrenjve është i çuditshëm për kulturën tonë?

Lexo me vëmendje, se përse.

Gratë hebreje këtu mbajnë veshur në trup, një këllëf apo thes që ka të hapur vetëm një vrimë. Burrat nga ana tjetër, përdorin gjithë lëvizjet fizike ndaj tyre,  përveç shikimit. Shikimin nuk e përdorin si mjet eksizimi dhe vetëm penetrojnë. Pak a shumë si puna jote, e Ramës dhe të gjorit qen midis jush. Pra, kështu edhe konteksti juaj me popullin.

Duket se qeveria ka tubin e oksigjenit në dorë. Për politikën, për artin dhe gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të flasë apo dalë kundër. Është e rrezikshme! Aq më shumë nëse ka frymë opozite në mes dhe e gjitha kjo më vjen në mend ndërsa sapo më lajmëruan se sot është ditë e rëndësishme për partinë dhe më kujtohet Kongresi i Nurenbergut.

Gonxhe, të këshilloj të marrësh qenin me vete për fat, ashtu siç bën gjithmonë në kohë votimesh. Kije parasysh këtë. Mos më lër me merak!/CNA





18:10 Editorial

Për ty, Elisa!

Sot në parlament ke folur sikur nuk ke qenë asnjë ditë në ...

Lajmet e fundit nga