Përshkallëzojnë përplasjet në protestë/ Hidhet ujë me presion drejt protestuesve
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...

Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amerikane OpenAI kanë ndërmarrë në mënyrë autonome një sulm hakerimi ndaj një platforme të njohur programimi gjatë një testi sigurie.
Sipas kompanisë me seli në San Francisko, bëhet fjalë për një "incident kibernetik të paprecedent”. OpenAI njoftoi se do të zhvillojë një hetim të përbashkët me bibliotekën online të kodit Hugging Face, e cila u prek nga sulmi.
Sipas OpenAI, në këtë incident u përfshinë disa modele, përfshirë GPT-5.6 Sol, i publikuar së fundmi, si dhe një model tjetër "edhe më të fuqishëm”, i cili ende nuk është bërë publik. Kompania kishte për qëllim të vlerësonte aftësitë e modeleve për hakerim dhe, për këtë arsye, u kishte dhënë detyra brenda një mjedisi testues dixhital shumë të kontrolluar. Për arsye sigurie, qasja në internet ishte e kufizuar.
Softueri u "çlirua” vetë
Në mjedisin e siguruar të testimit, modelet e IA-së përdorën një pjesë të konsiderueshme të fuqisë së tyre llogaritëse për të gjetur një mënyrë që të fitonin qasje në internet të hapur, shpjegoi OpenAI. Pasi ia dolën, ato vendosën të përdornin platformën Hugging Face për realizimin e detyrës së tyre. Kjo platformë ofron një koleksion të madh modelesh të IA-së, grupe të dhënash dhe informacione të tjera.
Inteligjenca artificiale nuk u përmbajt as nga metoda kriminale. Në kërkim të "informacioneve sekrete” që mund t'i ndihmonin në detyrën e tyre, sistemet e OpenAI kombinuan disa metoda sulmi, "përfshirë edhe përdorimin e kredencialeve të vjedhura për hyrje”, deklaroi kompania. Sipas Hugging Face, softueri kreu disa mijëra hapa dhe ndërkohë u përpoq edhe të fshihte gjurmët e veprimeve të veta.
"Kjo është e frikshme”
Profesori i teknologjisë së informacionit Hussein Abbass i tha agjencisë AFP se incidenti ishte "mahnitës” në disa aspekte. Sipas tij, IA-ja sulmoi sistemin e brendshëm të Hugging Face për të shfrytëzuar dobësitë e veta të sigurisë. Shkencëtari, i cili ligjëron në Universitetin e New South Wales në Canberra të Australisë, tha: "Dhe kjo është e frikshme.”
Modelet GPT-5.6 dhe modele të tjera të avancuara, si seria Mythos e rivalit të OpenAI, Anthropic, kishin ngjallur më herët shqetësime tek ekspertët se inteligjenca artificiale mund të arrinte të anashkalonte masat e sigurisë kibernetike. Për këtë arsye, të dyja kompanitë amerikane kishin vonuar përkohësisht publikimin e përgjithshëm të versioneve të tyre më të fundit.
Abbass theksoi se inteligjenca artificiale e avancuar zakonisht ndodhet "në duart e njerëzve që veprojnë në mënyrë etike dhe të përgjegjshme”. Megjithatë, sipas tij, do të ishte "katastrofike” nëse ajo do të përfundonte në duart e personave që synojnë të shkaktojnë dëme. Ai shtoi se çështja e rregullimit të sektorit të IA-së është bërë një temë qendrore dhe se "nevojiten përpjekje të përbashkëta për ta vënë situatën nën kontroll”.
IA-ja zbulon IA-në
Hugging Face e kishte bërë publik sulmin javën e kaluar, por pa përmendur emrin e OpenAI. Platforma deklaroi: "Ky rast ndryshonte nga çdo gjë me të cilën jemi përballur deri më tani në një aspekt thelbësor: ai u drejtua nga fillimi deri në fund nga një sistem autonom i agjentëve të inteligjencës artificiale, dhe ne e zbuluam dhe e analizuam kryesisht me inteligjencën tonë artificiale.”
Duke marrë parasysh sofistikimin e sulmit, kompania kishte dyshuar se burimi i tij ishte një nga laboratorët kryesorë të inteligjencës artificiale në botë, tha drejtori ekzekutiv i Hugging Face, Clément Delangue, në rrjetin social X. Duke iu referuar OpenAI, ai shtoi: "Jemi të bindur se nga ana e tyre nuk kishte asnjë qëllim keqdashës.”
Sipas tij, është "marramendëse që e gjithë kjo ka ndodhur në mënyrë autonome”. Autoritetet amerikane të sigurisë kibernetike deri tani nuk kanë dhënë asnjë koment.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë mandatit të tij të dytë, shfuqizoi shpejt rregulloret dhe kufizimet për inteligjencën artificiale që ishin vendosur nga paraardhësi i tij demokrat, Joe Biden, duke argumentuar se kjo do t'u jepte zhvilluesve amerikanë një avantazh konkurrues. Nëse republikanët e Trump humbin shumicën në Kongres ndaj demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, mund të ketë përpjekje të reja për vendosjen e rregullave më të rrepta për inteligjencën artificiale. /DW
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...