Fier/ Autori liron ish-gruan që e mbante peng, policia thirrje të dorëzohet
Autori R.B 35-vjeç ka liruar shtetasen R. P (ish bashkësho...
Autori R.B 35-vjeç ka liruar shtetasen R. P (ish bashkësho...

Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në vitin 2025, por ritmet e zgjerimit nuk kanë qenë të njëjta në të gjitha bashkitë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se harta ekonomike e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e polarizuar.
Nga njëra anë qëndrojnë Tirana, Durrësi, Kamza, Lezha dhe zonat turistike të jugut, ku bizneset po shtohen me ritme të shpejta dhe në tjetrën bashkitë e vogla në juglindje, veri dhe zonat malore po përjetojnë tkurrje të aktivitetit ekonomik, duke reflektuar lëvizjen e popullsisë dhe kapitalit drejt zonave me potencial më të madh zhvillimi.
Sipas të dhënave, Himara kryeson me një zgjerim prej 15.6% të numrit të bizneseve në vitin 2025 në krahasim me 2024. Numri i ndërmarrjeve aktive në këtë bashki arriti në 869 nga 752 që ishin në 2024.
Pas saj renditet Libohova me rritje vjetore 16%, megjithëse mbi një bazë shumë të vogël, ndërsa Saranda shënoi rritje prej 10.2%, me 290 biznese të reja neto brenda një viti.
Ecuria e këtyre bashkive lidhet kryesisht me zgjerimin e turizmit, investimet në akomodim, shërbime, bare, restorante dhe aktivitetet e lidhura me sektorin e turizmit. Vitet e fundit, sidomos në rivierën shqiptare, turizmi është kthyer në një nga motorët kryesorë të hapjes së bizneseve të reja.
Një tjetër grup me performancë të lartë janë bashkitë pranë Tiranës. Kamza regjistroi rritje prej 9.2%, duke shtuar 348 ndërmarrje aktive, ndërsa Shijaku dhe Lezha shënuan secila rritje prej 8.9%.
Këto zona po përfitojnë nga zgjerimi urban i kryeqytetit, kostot më të ulëta të tokës dhe magazinimit, si dhe zhvillimi i aktiviteteve logjistike, tregtare dhe të ndërtimit. Fenomeni i zhvendosjes së bizneseve drejt periferive është bërë gjithnjë e më i dukshëm vitet e fundit.
Megjithatë, Tirana mbetet qendra e ekonomisë shqiptare. Kryeqyteti shtoi 2,714 ndërmarrje aktive gjatë vitit 2025, ose gati një të tretën e të gjithë rritjes neto në vend, duke arritur në 58,634 biznese. Pas saj renditen Durrësi me 412 ndërmarrje të reja, Kamza me 348, Shkodra me 304, Saranda me 290 dhe Elbasani me 258.
Në anën tjetër të tabelës, 19 bashki (31% e tyre) regjistruan tkurrje të numrit të ndërmarrjeve aktive. Rënia më e madhe relative u shënua në Pustec, me 22.7%, por për shkak të numrit shumë të vogël të bizneseve ndikimi ekonomik mbetet i kufizuar.
Ndër bashkitë me peshë më të madhe ekonomike, Maliqi humbi 49 ndërmarrje aktive (-9.3%), Pogradeci 74 (-4.7%), Dropulli 17 (-8.5%), ndërsa Puka, Kolonja dhe Skrapari regjistruan gjithashtu tkurrje të ndjeshme.
Emigracioni dhe plakja e popullsisë po reduktojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në zonat më periferike. Bizneset e vogla në sektorët tradicionalë, si tregtia me pakicë dhe bujqësia, po përballen me vështirësi në gjetjen e punonjësve dhe në ruajtjen e rentabilitetit./ Monitor
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori R.B 35-vjeç ka liruar shtetasen R. P (ish bashkësho...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...