web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozohen pagesat për kujdesin alternativ/ Përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët

23 Korrik 2026, 14:44, Sociale CNA

Propozohen pagesat për kujdesin alternativ/ Përfitim deri 40

Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi i kujdesit alternativ në familje do të përfitojnë mbështetje mujore financiare nga shteti. Përfitues të skemës së re nuk do të jenë vetëm fëmijët, por edhe familjet kujdestare që marrin përsipër ofrimin e këtij shërbimi.

Projektvendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënbies Sociale “Për masën e pagesës për fëmijët e vendosur në kujdes alternativ në familje” propozon 3 lloje pagesash për mbështetjen e kujdesit familjar.

Sipas projektvendimit fëmijët në kujdes alternativ drejpërdrejt do të përfitojnë pagesë në masën 12 mijë lekë në muaj për përmbushjen e nevojave të përditshme të jetesës. Po ashtu për fëmijët parashikohet dhënia e një tjetër pagese në masën 35 mijë lekë në muaj për përballimin e shpenzimeve të tjera.

Në vitin e parë të zbatimit të kësaj skeme llogariten që efekti financiar për pagesat e drejtpërdrejta të fëmijëve të jenë në vlerën e 27,7 mln lekëve. Deri në fund të 2028 llogaritet që efekti nga pagesat të arrijë në 53.2 mln lekë, përfshirë edhe rritjen me 2% në vit të tyre për shkak të inflacionit.

Po ashtu për familjen që ofron shërbimin e kujdesit alternativ profesional në familje do të përfitojë pagesë mujore në nivelin e pagës minimale.

Projektvendimi përcakton se paga do të përfitohet nga prindi, pas aplikimit si i punësuar në njësinë e qeverisjes vendore, me kontratë pune në përputhje me Kodin e Punës.

Shpenzimet për kujdestarët profesionale llogariten në vlerën e 42 mln lekëve për vitin e parë të zbatimit, ku në skemë do të përfshihen 60 familje.

Për 2027 ku pritet që numri i familjeve kujdestare të arrijë në 140 shpenzimet llogaritet të arrijnë në 98 mln lekë.

Në total nga skema për dhënien e pagesave për fëmijët dhe kujdestarët e kujdesit alternativ për vitet 2026-2028 parashikohet të shpenzohen nga buxheti i shtetit rreth 221 mln lekë apo 2.3 mln euro.

Sipas relacionit të projektvendimit, skema e re synon të forcojë kujdesin alternativ në mjedis familjar, duke nxitur që fëmijët pa kujdes prindëror të rriten në një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, në vend të qëndrimit në institucione rezidenciale. /Monitor





Lajmet e fundit nga